Sondazh
A mendoni se duhet miratuar Masterplani i Qendres se Korces?
121 Vjet Mesonjetore |
|
|
|
| Written by Fatjon Hoxhalli | |||
| Sunday, 09 March 2008 05:06 | |||
Federata e Koleksionistëve Shqiptarë, Senati Rinor Korçë, Bashkia Korçë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, më 7 Mars 2008, në Muzeun Kombtar të Arsimit në Korçë, hapin Ekspozitën: “121 Vjet MësonjtoreShqipe” Hapja 121 vjet më parë, në qytetin e Korçës, e Mësonjëtores së Parë Shqipe, përbën kurorëzimin e përpjekjeve dhjetravjeçare të rilindësve tanë, fillimin e realizimit të njërës prej aspiratave të Kombit Shqiptar për arsimim në Gjuhën Shqipe. Në historinë e Shkollës Shqipe dhe të Arsimit tonë Kombëtar, evidentohet një etapë e re, një hop cilësor, një shembull për dhjetra shkolla shqipe që u hapën pas saj në Prizren, Shkodër, Elbasan, Filat, Janinë, Shkup, etj. Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të patriotëve shqiptarë, shoqërive e klubeve patriotike brenda e jashtë vendit.
Mësonjtorja e Parë e Korçës ka mbetur si një simbol i Arsimit Shqiptar për arsye se: Kishte një fizionomi të plotë kombëtare. Mbështeste aspiratat dhe idealet për liri e pamvarësi. Ishte një shkollë laike. Mësimi në lëndët kryesore zhvillohej në gjuhën shqipe. Mësuesit që kontribuan në hapjen dhe vijueshmërinë e saj Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi etj., ishin ndër patriotët më aktivë e më të flaktë në përpjekjet e tyre për kulturën dhe arësimin në gjuhën shqipe. Rilindasit tanë më të shquar Naim Frashëri, Sami Frashëri, Parashqevi Qiriazi etj., botuan me dhjetra libra mësimorë për këtë mësonjëtore, mund të përmendim “Abetare e Gjuhës shqip”, “Shkronjëtore e Gjuhës Shqip”, “E këndimit çunave Këndonjëtoreja” etj. Ishte shëmbull i tolerancës fetare të popullit tonë,mësimet ndiqeshin nga nxënës të besimeve të ndryshme fetare, myslimanë e ortodoksë, të pasur e të varfër. Nxënësve të varfër u faleshin librat dhe fletoret. Në këtë ekspozitë marrin pjesë koleksionistët e njohur: Niko Kotherja, drejtues i Senatit Rinor të qytetit të Korçës, student në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica” në Korçë, i apasionuar pas historisë së qytetit të tij. Ai do të marrë pjesë me dokumenta që lidhen direkt me historikun e Mësonjëtores së Parë Shqipe, tekste mësimore, dorëshkrime, shënime të mbajtura nga nxënësit gjatë orëve të mësimit, pllaka grafiti, foto të kohës etj. Vangjo Ilo, koleksionist me banim në Tiranë, do të paraqitet me libra të mësonjtoreve shqipe, dokumenta e fotografi të rralla. Emona Metalia, punonjëse e Arkivit Qendror të Shtetit, do të paraqesë libra dhe foto të mësonjëtoreve shqipe, dëftesa e dokumente lidhur me to. Ilir Dojka, do të marrë pjesë me foto të shkollave shqipe nga Shpallja e Pavarësisë deri në vitin 1939, me libra e materiale didaktike shkollore të kësaj periudhe, foto të aktiviteteve sportive e kulturore. Gledi Sala, student i vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik do të paraqitet me një koleksion të dëftesave shkollore, foto, tekste e programe të shkollave fillore e të mesme gjatë periudhës së Mbretërisë Shqiptare. Në realizimin e kësaj ekspozitës kontriboi Bashkia e Korçës dhe Arkivi Qendror i Shtetit. Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve, edhe vitin e kaluar, ka një ekspozitë për arsimin shqip në qytetin e Korçës. Në kronologjinë e veprimtarive të saj shënohen edhe Ekspozita me rastin e 94 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në Panarin Ndërkombtar të Librit në tetor 2006 në Tiranë, në ditën e promovimit të monografisë “Flamuri i Kombit Shqiptar” të studiuesit Jaho Brahaj në Prishtinë në nëntor të vitit 2007, në 540 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në Strugë, etj.
|




Federata e Koleksionistëve Shqiptarë, Senati Rinor Korçë, Bashkia Korçë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, më 7 Mars 2008, në Muzeun Kombtar të Arsimit në Korçë, hapin Ekspozitën: “121 Vjet Mësonjtore