Gezuar 28-29 Nentorin!

PDF Print E-mail
User Rating: / 16
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Wednesday, 28 November 2007 13:08
me pushtuesit e huaj, flamuri kuq e zi u ngrit serish ne Vloren trime pas gati pese shekujsh nen pushtimin otoman. Ate dite valezoi i lire flamuri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut, sic kishte
Valezuar me 1443 ne Krujen legjendare.
Ate dite te lume per kombin, perfaqesuesit e te gjitha trojeve etnike Shqiptare u mblodhen:
               "Rreth flamurit te perbashkuar
              Me nje deshire e nje qellim
              Te gjithe atij duk' j'u betuar,
              Te lidhim besen per shpetim."

Sic shkruan Asdreni ne poezine BETIMI MBI FLAMUR, vargjet e se ciles u bene Hymni kombetar.  Po kjo dite e shenjte, e cila mberriti mbas gjakut te derdhur shekuj me rradhe, ka edhe dhembjen e vete, sepse ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer (korrik 1913) Shqiperia u copetua: me shume se gjysma e trevave etnike shqiptare mbeti jashte kufijve te shtetit te pavarur shqiptar; iu  dhurua Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Kjo plage sot ende eshte e hapur dhe dhemb.
Prandaj, Dita e e Pavaresise se Shqiperise u quajt, me drejte, Dita e Flamurit!
U quajt keshtu sepse ideali i pavaresise se Shqiperise etnike (ose natyrore) nuk u realizua dhe mbetet te realizohet ne te ardhmen.

Festa e Flamurit eshte nje dite e gezuar per popullin shqiptar, nje rast per kremtim per njerezit liridashes duke perfshire dhe diasporen shqiptare, kontributi i te cileve ishte tejet i rendesishem per kete pavaresi!

Kremtimi i Dites se Flamuri eshte gjithashtu nje rast per te reflektuar jo vetem mbi te kaluaren, po edhe
per gjendjen e tashme si dhe per te ardhmen
e Shqiperise e te Kosoves.

Shpresojme se Shqiperia do te tejkaloje krizen qe e ka pllakosur, kurse Kosova do te fitoje pavaresine e merituar; ndersa populli shqiptar do te realizoje lirine, mireqenien dhe lulezimin e tij mbi themelet e tradites se tij te pasur te Beses, Nderit e Burrerise; te durimit, bashkimit dhe mirekuptimit  vellazeror.
Mbi te gjitha , shpresojme se ai do te krijoje te ardhmen e tij fale punes se zellshme e kreative duke krijuar keshtu nje shoqeri te lire, te hapur,  demokratike e te perparuar. Vetem keshtu, idealet e deshmoreve qe u flijuan per pavaresine e Shqiperise e te Kosoves bashke me trojet e tjera etnike
shqiptare, do te realizohen dhe ata do te pushojne ne paqe!

Nga "Toka e njerezve te lire e te guximshem", ne i bashkohemi gezimit te dhjet milion shqiptareve ne bote per kete dite te shenuar, me urimin qe te jemi te  bashkuar ne cdo perpjekje qe con drejt paqes e lulezimit te Shqiperise.
Te mos harrojme fjalet e Skenderbeut drejtuar bashkeluftetareve dhe popullit te tij ne Kruje:
                "LIRINE NUK UA SOLLA UNE, PO ATE E GJETA MIDIS JUSH!"

GEZUAR DITEN E FLAMURIT!
Last Updated on Wednesday, 28 November 2007 13:21