|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Tuesday, 12 February 2008 07:46 |
|
qellim shfrytezimin per prostitucion kundrejt pageses. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Tiranes qe kryen edhe aksionin oret e para te mengjesit te djeshem. Agjentet antitrafik zbuluan pas marrjes ne pyetje te vajzave menyren se si ishin rekrutuar dhe perse ishin zhvendosur nga Korca per ne kryeqytet. Mbi Qeleminin rendojne tre akuza te renda, “kryerje e marredhenieve seksuale me te mitura”, “shfrytezim prostitucioni” dhe “trafikim”. Haxhi Qelemini ishte perjashtuar kohe me pare nga policia e Korces, pasi dyshohej se merrej me aktivitete ilegale, akuza qe jane perforcuar me teper duke u gdhire dita e djeshme. Fillimisht mesohet se eshte kryer nje denoncim ne komisariatin e Korces nga te afermit e nje prej vajzave. Ndersa kane ndjekur pisten e trafikimit dhe lidhjeve te te mitures, agjentet arriten tek emri i ish kolegut te tyre. Pikerisht ne shtepine e tij, te marre me qira, eshte gjetur e mitura A. J., 13 vjece, e cila ishte rekrutuar per t’u trafikuar jashte Shqiperise, per qellime prostitucioni. Aktiviteti dyshohet se kishte nisur te pakten nje vit me pare dhe rekrutimi i fundit eshte kryer muajin e kaluar.
Pergatiti Egli Malesija
|
|
Last Updated on Tuesday, 15 April 2008 03:56 |