"Borxhlinjte" e Korces

PDF Print E-mail
User Rating: / 3
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Friday, 29 February 2008 13:39
Më vonë biznesmenët kanë falimentuar në biznesin e tyre "Interkonfeksion Kompani", duke u zhdukur nga Korça bashkë me familjet e tyre. Sinjalin për këtë firmë piramidale e kanë dhënë gjykata dhe Prokuroria ku kanë filluar të dynden huadhënësit e shumtë të tyre. Plot 20 padi civile gjyqësore të çelura në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë janë dëshmitarë të asaj që ka ndodhur me dy huamarrësit, por ndonëse në disa raste është marrë vendimi që të kthehen paratë, autorët nuk dihet se ku janë. Lista e borxhlinjve të tyre shkon në mbi 100 persona, ndërsa shuma për të cilën ata u detyrohen huamarrësve i kalon të 2 miliardë lekë të vjetra. Mes borxhlinjve rezultojnë të jenë dhe disa banka të mëdha, me vlera prej dhjetëra milionë lekësh, dega e tatim-taksave ku nuk është derdhur një sasi e madhe detyrimesh fiskale të pashlyera gjatë funksionimit të firmës "Interkonfeksion Kompani", të cilën tashmë e kanë deklaruar të falimentuar. Lista vazhdon me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku nuk janë derdhur sigurimet e rreth 60 punëtorëve të ish-firmës së konfeksioneve. "Interkonfeksion Kompani", në pronësi të dy huamarrësve Lluka dhe Nikolla ishte nga firmat e para të konfeksioneve në Korçë dhe mbarëvajtja e saj ekonomike ishte më se fitimprurëse. Duke qenë bashkëpronarë edhe me një firmë gjermane për vite me radhë ecën shumë mirë. Në Korçë flitet që dy bashkëpronarët shqiptarë filluan të luanin kumar të rëndë, ç'ka e detyroi biznesmenin gjerman të tërheqë kapitalin e tij dhe të largohet. Kjo qe fatale për dy biznesmenët shqiptarë, të cilët deklaruan falimentim dhe ndërprenë veprimtarinë e tyre ekonomike. Punëtorët që ishin rreth 60 vetë dhe që paguheshin me një pagë shumë të ulët verifikuan se edhe sigurimet e tyre shoqërore nuk ishin derdhur për tre vite rresht e ngritën padi gjyqësore. Por deri tani nuk kanë fituar asgjë mbasi dy ish-pronarët nuk gjenden se ku janë.

Sekuestrimet
Në bazë të vendimeve të marra deri tani, në favor të borxh-dhënësve, Përmbarimi ka futur në sekuestro pasuritë e paluajtshme të dy huamarrësve: Shtëpi banimi, një repart në ish-NPV e Korçës dhe godina e ish-firmës që tani ka mbetur bosh.

Dëshmia
Banori i Korçës Vasillaq Çerveni, është një nga individët që ka "depozituar" në këtë firmë piramidale 100 mijë dollarë. Në kërkim të kthimit të kësaj shume ai bëri kallëzim në Prokurorinë e Korçës duke paditur Llukën dhe Nikollën për marrjen e lekëve me mashtrim. Mësohet se filloi çështja penale dhe shumë shpejt u pushua, mbasi nuk përbënte krim penal sepse paratë ishin marrë me pëlqimin e të dyja palëve dhe me deklaratë noteriale.

Denoncimet
Denoncimet e tjera qe kane pasuar ne gjykate, vijne nga mjaft qytetare te mashtruar.
KorcaJone.net ka siguruar listen e huadhenesve te mashtruar.
1.    Vasillaq Cerveni
2.    Isuf Salice
3.    Arqile Ruco
4.    Arian Terolli
5.    Vladimir Andoni
6.    Pandush Andoni
7.    Iliaz Floqi
8.    Sotiraq Cipi
9.    Thimaq Cerveni
10.    Vangjush Dishnica
11.    Gjergji Caca
12.    Refat Bardhi
13.    Dylber Hoxha
14.    Perparim Hyseni
15.    Sotiraq Xhambazi    
16.    Romeo Zallemi
17.    Pirro Bimbli