|
Written by Vasjan Golka
|
|
Monday, 22 December 2008 21:11 |
|
Levizja Mjaft ka reaguar sot me anen e nje proteste perballe Bashkise Korce ne lidhje me nje propozim qe Kryetari i kesaj Bashkie i ka cuar sot Keshillit Bashkiak per te shperndare disa Dhurata per 170 punonjeset e rrobaqepsise private NPV International. Propozimi konsiston ne blerjen dhe shperndarjen me fondet e bashkise te 340 shisheve vere dhe 170 biletave te teatrit per keto punonjese. Levizja Mjaft ka shprehur indinjaten e saj perkundrejt ketij propozimi duke e cilesuar ate si qesharak, abuziv dhe totalisht i paprecedent. Dhjetra te rinj te Mjaft protuestuan perpara Bashkise duke i bere thirrje anetareve te Keshillit bashkiak por edhe Kryetarit te Bashkise z.Peleshi qe te mos e votojne kete propozim grotesk. Te rinjte mbanin ne duar parulla si: Votat merren me pune dhe jo me alkool falas, Jo Dhurata elektorale me taksat e korcareve, Dua dhe une dy shishe vere, Dua bilete per ne “La Scala”, edhe une jam rrobaqepse, Peleshi kerkon te dehe rrobaqepset etj. Nderkohe Mjaft i ka bere thirrje Kryetarit te Bashkise qe fondet reserve te bashkise ti perdore per te zgjidhur problemet konkrete dhe immediate qe ka ky qytet. Perpara disa javesh Mjaft se bashku me qindra qytetare kane protestuar dhe kerkuar nga Bashkia qe te nderhyje urgjentisht ne nje nga godinat per te pastrehet qe eshte duke u renuar. Mjaft i kerkoi Peleshit qe fondet reserve te mos i perdore per blerje alkoli dhe dehje massive te rrobaqepseve por ti shpenzoje per te mbyllur nje nga plaget e shumta te qytetit. I pyetur nga Media rreth qellimit te protestes drejtuesi i Mjaft ne Korce Miladin Fili tha “ Levizja Mjaft! kerkon sot mos miratimin e ketij fondi abuzues dhe ne kohen kur dihet se qindra familje jetojne ne mizerje dhe ne skamje. Jane me qindra familjet qe jetojne me ndihme ekonomike dhe qindra apo mijra familje te tjera presin te prefitojne,ndihme e cila nuk sherben per asgje tjeter vetem per gjysem buke ne dite. Meqenese qenka kaq e thjeshte te shperdorosh taksat e taksapaguesve Korcare,meqenese qenka kaq e thjeshte te tallesh me to,meqenese qenka kaq e thjeshte te jesh kryetar bashkie, ne Levizja Mjaft! I bejme thirje bashkise dhe kryetarit te saj qe ti shperdoroje keto taksa per humanizem dhe ne vendin e duhur ose ne te kundert, te na I ktheje ato mbrapsht”. Zyra e Shtypit Levizja Mjaft! Korce 22. 12. 2008
|