|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Friday, 03 June 2011 01:34 |
Emri i mbeti prej një familjeje rumune që jetonte aty, arkitektura nuk e lidh me Rumaninë. E kanë quajtur Shtëpia Rumune dhe gjendet në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. Ajo është një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit të serenatave dhe pas një vendimi të bashkisë së qytetit tashmë ka nisur rikonstruksioni i saj. Ndërtesa më e veçantë nga pikëpamja arkitekturore ka përfituar një fond falë të cilit do të kryhet rikonstruksioni i pjesëve të dëmtuara të godinës. Përtej kësaj, dhe krahas ruajtjes së vlerave që mbart kjo ndërtesë, nga ana e Bashkisë së Korçës është menduar që Shtëpia Rumune të përshtatet në një qendër rinore. Në godinën e pozicionuar në qendër të qytetit, tashmë kanë nisur punimet, të cilat nuk do ta cenojnë aspektin arkitekturor të godinës, përveçse do të realizojnë një rifreskim të saj. Me një fond prej 6.5 milionë lekësh ka nisur ndërhyrja në këtë objekt ku do të kryhen rregullimet në çatinë prej llamarine, rikonstruksioni i brendshëm i ambienteve dhe ndërrimi i dyerve dhe dritareve. Ndërkaq, sipas të dhënave nga bashkia, me mbylljen e punimeve është parashikuar që ambientet e kësaj shtëpie të shfrytëzohen për aktivitete kulturore për rininë. "Shtëpia Rumune është një nga objektet e veçanta dhe karakteristike të qytetit. Prej kohësh këtu nuk janë kryer punime dhe as rikonstruksione të pjesshme. Krahas faktit se do të kryhen riparimet pa prekur fasadën dhe anën karakteristike të këtij objekti, këtë herë është menduar që të ambientet e shtëpisë të shfrytëzohen për aktivitete kulturore. Ideja është që ndërtesa të kthehet në një qendër rinore, ku të rinj të përzgjedhur të pajisur edhe me kartën e bashkisë ta shfrytëzojnë këtë ambient për aktivitete kulturore, për takime në partneritet me biznesin dhe shoqërinë civile, për kurse të ndryshme kualifikimi profesional etj.", ka thënë kryetari i bashkisë, Niko Peleshi. Shtëpia rumune edhe pse një nga ndërtesat më të veçanta në qytet me arkitekturë eklektike, me përzierje stilesh, nuk është shpallur monument kulture. Në vite nga mungesa e punimeve në të ka pasur edhe dëmtime, ndërkohë që një pjesë e ambienteve janë përdorur me qira për të pastrehët. |
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Wednesday, 12 January 2011 16:57 |
Festa e Birrës, festa më e madhe në Shqipëri nderohet me Çmimin Shqiptar të Turizmit
Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë Shqipërinë dhe rajonin është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar. Juria e përbërë nga emra të njohur si dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar Bashkinë e Korçës dhe projektin e saj “Festa e Birrës” si më i miri, si një praktikë e veçantë në llojin e vet për të promovuar Korçën si destinacion turistik.
Koncepti për festën e birrës starton në vitin 2007, për të vazhduar në vitet e mëvonshme e plotësuar në të gjitha komponentët e saj. Përtej konceptit të festës dhe paketës së kompletuar që ajo ofron (infrastruktura, pjesëmarrja, show, elementë dekorativë etj), organizatorët kanë përdorur një strategji komunikimi dhe promocioni që orienton suksesin e festës së birrës në Korçë drejt një suksesi të padiskutuar.
Juria e kualifikoi Festën e Birrës si një nga shembujt më të mirë praktikë për qytetet e tjera të Shqipërisë dhe e nderoi atë me çmimin e Turizmit Shqiptar 2010,si një përpjekje në vazhdimësi e Bashkisë,e bizneseve private dhe grupeve sociale te qytetit te Korçës dhe kontributin e tyre në forcimin e Sektorit Shqiptar të Turizmit. Në përzgjedhje morrën pjesë 16 konkurentë, bashki, organizata dhe agjensi që operojnë në fushën e turizmit.
Festa e Birrës bëhët në këtë mënyre një datë fikse në kalendarin vjetor me vëmëndje kombëtare dhe ndërkombëtare.
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 23 December 2010 05:01 |
 Java e Krishtlindjeve ne qytetin e Korces,ka sjelle nje dhurate artistike per dashamiresit e piktures. Tre ekspozita do te vijojne te jene hapur deri ne fundjave,duke mirepritur vemendjen e kujdesshme te qytetareve korcare,por jo vetem. Fundviti ne Korce,ne juglindje te Shqiperise,mbledh me qindra vizitore,kjo edhe per shkak te konceptimit te festave te fundvitit dhe menyres te organizimit te tyre. Paditeve te dimrit korcar i jane shtuar pamjet e pazakonta te pikturave me impresione nga Spanja te Maks Velos, ngjyrat e pikturave te konkursit kombetar “Vangjush Mio” dhe pikturat e te riut Arjol Pepi,i cili eshte prezantuar me nje ekspozite vetjake. MAKS VELO DHE SPANJA Piktori Maks Velo i eshte rikthyer qytetit te lindjes,Korces,me nje ekspozite te vecante,me impresione nga Spanja. 31 punimet e Velos jane ekspozuar ne ambjentet e Mesonjetores se Pare Shqipe. Ne piktura spikat natyra mahnitese e qyteteve si Madridi,Barcelona,Andaluzia,Granada dhe Malaga,vendlindja e Pikasos. Ne ekspozite nuk kane munguar as nudot frymezuese dhe atraksionet,te punuara ne tekniken e vajit,akuarelit dhe grafikes.Maks Velo ka trajtuar me shume realizem dhe impresion ndeshjet e toreadoreve me demat. Vete piktori Velo,ne hapje te ekspozites,tha se ne Spanje gjeti pasionin dhe meditimin,te cilat i ka sjelle me mjeshteri,duke nderthurur ne pikture traditen me modernitetin. Ajo qe le mbresa ne ekspoziten “Espana” te Maks Velos,eshte pika e takimit mes Korces dhe qyteteve spanjolle. KONKURSI KOMBETAR “MIO” Qendra kulturore “Vangjush Mio” ne Korce, organizoi ne Galerine e Arteve “Guri Madhi” dhenien e cmimeve per konkursin kombetar te Arteve te Bukura, e titulluar Cmimi “Mio”,per nder te mjeshtrit te peizazhit Vangjush Mio. Pjesemarres ne kete aktivitet te fundvitit,ishin piktore e skulptore nga Korca e qytete te tjera te vendit. Cmimin e pare te ketij aktiviteti e fitoi skulptori Vladimir Topi,me nje punim ne dru te titulluar “Nudo”. Cmimin e dyte e fitoi piktorja Ledia Kostandini nga Pogradeci dhe po me cmimin e dyte u nderua piktori korcar Koco Ristani.Cmimi i trete u fitua nga piktori Arif Rrushi, nga Tirana.Ne kete ekspozite organizatoret dhane “Cmimin e Nderit” per artistin Llazi Serbo,pas vdekjes. Miqte e artistit ekspozuan nje punim te Serbos ne balte. Vec pikturave e skulpturave,ne konkursin “Mio” u prezantuan edhe disa fotografe me fotografite e tyre,me tematike natyren dhe qytetin e Korces. ARJOL PEPI,EKSPOZITA E PARE VETJAKE Prej dy vjetesh ka mbaruar studimet per pikture dhe kete fundvit ka realizuar endrren me te madhe te cdo piktori,ate te hapjes se nje ekspozite vetjake. Arjol Pepi, eshte prezantuar me punime te 6 viteve te fundit,me tematike,natyren e qete,peizazhin por edhe surrealizmin. Nderrthurja e punimeve i ka dhene dinamike ekspozites,e cila vijon te jete e hapur ne Qendren e Kultures “Vangjush Mio”. Piktore,dashamires arti e miq,kane shprehur impresione pozitive per punimet e Pepit,nje piktor qe premton shume per te ardhmen dhe qe ka vendosur te punoje ne studion ne Korce,ne qytetin e lindjes,me shpresen se arti do te meritoje shpejt vleren e tij te vertete. Nastila Mano |
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Sunday, 19 December 2010 00:57 |
 Per here te pare ne Korce do te hapet nje ekspozite dedikuar natyres shqiptare ne vecanti. Viti qe po leme pas,2010-ta,eshte cilesuar si viti i biodiversitetit. Ekspozita fotografike,e cila do te mbahet ne datat 26 dhe 27 dhjetor ne Shtepine Rumune,eshte pergatitur nga nje grup biologesh. Ata kane menduar te sjellin ne fokus rreth 60 fotografi amatore,por shume specifike,ku mund te shihet natyra e mrekullueshme shqiptare ne dy aspekte: natyra e dhunuar nga njeriu dhe natyra e pacenuar. Ju ftojme te shihni boten ujore dhe te kaloni momente reflektuese e te kendshme njekohesisht. Ndjesite qe marrim nga natyra do t’i perjetojme ne kete ekspozite per biodiversitetin. Organizatoret kane pergatitur kende te vecanta per videot,kuriozitetet,problematikat se natyres sot,si edhe kendi i shitjes se luleve me varietete te ndryshme. Per pjesemarresit do te kete edhe nje surprize te kendshme ekologjike. Kolona zanore e kesaj ekspozite do te jete muzika e tingujve te natyres. Ne Korce,ne datat 26 dhe 27 dhjetor,ekspozita fotografike “Biodiversiteti”. |
|