Lajme

Për herë të parë në Shqipëri një pistë patinazhi në qendër të qytetit të Korçës

PDF Print E-mail
User Rating: / 24
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 12 December 2009 18:45

Për herë të parë në Shqipëri një pistë patinazhi në qendër të qytetit të Korçës.
Ju garantojmë një kënaqësi të nxehtë dimërore!
Mos mungoni në qytetin e festave!

 

Lagjet brenda Unazës së Vogël kompletohen me sistemin e ri të adresave

PDF Print E-mail
User Rating: / 9
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 12 December 2009 18:37
tabelat_e_rrugeve_bigPjesa qëndrore e qytetit të Korçës kompletohet me tabelat e emërtimit të rrugëve. Pas përfundimit të procesit të ëmërtimit dhe numërtimit të rrugëve nga Drejtoria e Planifikimit Hapësinor dhe Projekteve në Bashkinë Korçë, me një fond nga të ardhurat e veta, Bashkia përfundoi vendosjen e kësaj sinjalistike në Lagjet 11 e 12 të qytetit që përfshihen në Unazën e Vogël.Tabelat floreshente, të një standarti shumë të lartë respektojnë kërkesat e Kodit Rrugor, dhe kuadrit ligjor. Ato kanë hijeshuar pamjen e rrugëve e bulevardeve duke lehtësuar ndjeshëm edhe nevojat e qytetarëve. Vendosja e tabelave të emërtimit të rrugëve në pjesën tjetër të qytetit, do të bëhet me një fond të Bankës Botërore, i cili pritet të tenderohet shumë shpejt dhe brenda vitit 2010 e gjithë Korça do të kompletohet me këtë sistem të ri, ku përfshihet edhe numërtimi i banesave edhe në zonat informale.
 

Ikonomou: “Liberalizimi i vizave do të nisë nga Qarku i Korçës”

PDF Print E-mail
User Rating: / 13
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 08 October 2009 21:53

Korçë - Liberalizimi i vizave do të përjetohet më parë nga banorët e qarkut juglindor të vendit. Këtë e ka bërë të ditur Konsulli i Përgjithshëm grek në Korçë, i emëruar vetëm pak ditë më parë gjatë një takimi me drejtuesit e Këshillit të Qarkut. Sipas tij, Shqipëria është shumë pranë realizimit në praktikë të lëvizjes së lirë në shtetet e Bashkimit Europian, por më herët do të kenë mundësinë të shohin efektet e kësaj lëvizjeje banorët e Qarkut të Korçës.

 

Last Updated on Thursday, 08 October 2009 21:58
Read more... [Ikonomou: “Liberalizimi i vizave do të nisë nga Qarku i Korçës”]
 

Dita Botërore pa Makina -thirrje për një mjedis më të pastër

PDF Print E-mail
User Rating: / 14
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 26 September 2009 13:38

Sot në Ditën Botërore pa Makina, prej orës 13.00 deri në orën 13.30 Bulevard "Shën Gjergji" u bë i pakalueshëm për makinat, duke ia lënë të gjithë hapësirën këmbësorëve dhe biçikletarëve. Fëmijët e vegjël të kopshteve dhe të shkollave të qytetit, kanë shëtitur në mënyrë simbolike me biçikletat e tyre. Ashtu si çdo vit më 22 Shtator, me moton "Në qytet pa makinën time", Bashkia e qytetit të Korçës fton të rinjtë dhe të gjithë komunitetin, të sensibilizohen në lidhje me mjedisin dhe rëndësinë jetike të ajrit të pastër.

Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale.

 

Festa e Birrës… në Korçën e festave

PDF Print E-mail
User Rating: / 14
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 26 September 2009 13:35

Katër netët e Festës së Birrës në Korçë, 13-16 gusht 2009, të pushtuara na entuziazmi i qindra e mijëra njerëzve, korçarëve e të ardhurve nga rrethet e tjera si dhe mjaft turistëve të huaj, me birrën e freskët që u derdh lumë, me prodhimet e shkëlqyera të sallamerive të rajonit dhe kërnacet e traditës dhe me rritmet më të njohura të këngëve nga grupet më të njohura muzikore brenda e jashtë vendit, do të mbahen mend gjatë nga të gjithë.

Sheshi i festës u pushtua nga­ entuziazmi i të rinjve por edhe i familjarëve, të cilët­ në shoqërinë e njëri-tjetrit kaluan disa orë të gëzuara e çlodhëse, larg problemeve e monotonisë së përditshme. E veçanta e këtij viti ishte një kënd i veçantë lojrash për fëmijët, të cilët nën kujdesin e animatorëve u argëtuan përmes lojrave të shumta duke lehtësuar kështu edhe prindërit e tyre për të kaluan disa orë në festë, në freskinë dhe shijen e birrës.

Read more... [Festa e Birrës… në Korçën e festave]
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 2 of 11