Lajme

Korce-Pogradec, rruga qe lidh qytetet, e shkaterruar

PDF Print E-mail
User Rating: / 10
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Friday, 09 January 2009 18:44
Nje nga rruget me qarkullim me te madh por me kushte shume te keqija eshte segmenti Korce-Pogradec.

 

Prej nje viti po punohet per rikonstruksionin e saj dhe sipas afateve te percaktuara ne tender punimet duhet te kishin perfunduar ne dhjetor te vitit qe kaloi, por kjo duket ende shume larg.

 

Vetem kilometrat e para jane te asfaltuara, ndersa pjesa tjeter eshte plot gropa dhe ende e pashtruar. 

Ne rruge nuk ka mjete ne pune, edhe per shkak te motit. Nje tabele ne ane te rruges se Grabovices i tregon udhetareve se punimet duhet te kishin perfunduar ne muajin dhjetor dhe rruga do te ishte gati brenda nje viti. Por as shtresa e pare nuk eshte hedhur ne te gjithe gjatesine e kesaj rruge. 

Rruga pershkohet nga mijera automjete ne dite, por vec humbjes se kohes per shkak te veshtiresive te kalimit, ky segment jo vetem qe con dem karburant, por edhe demton makinat.

 

 

Mjaft Korce ne proteste: "Votat meren me pune jo me alkool falas!"

PDF Print E-mail
User Rating: / 1
PoorBest 
Written by Vasjan Golka   
Monday, 22 December 2008 21:11
Levizja Mjaft ka reaguar sot me anen e nje proteste perballe Bashkise Korce ne lidhje me nje propozim qe Kryetari i kesaj Bashkie i ka cuar sot Keshillit Bashkiak per te shperndare disa Dhurata per 170 punonjeset e rrobaqepsise private NPV International. Propozimi konsiston ne blerjen dhe shperndarjen me fondet e bashkise te 340 shisheve vere dhe 170 biletave te teatrit per keto punonjese. Levizja Mjaft ka shprehur indinjaten e saj perkundrejt ketij propozimi duke e cilesuar ate si qesharak, abuziv dhe totalisht i paprecedent. Dhjetra te rinj te Mjaft protuestuan perpara Bashkise duke i bere thirrje anetareve te Keshillit bashkiak por edhe Kryetarit te Bashkise z.Peleshi qe te mos e votojne kete propozim grotesk.
Read more... [Mjaft Korce ne proteste: "Votat meren me pune jo me alkool falas!]
 

Korce, Baby gang

PDF Print E-mail
User Rating: / 4
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 04 December 2008 02:10
KORÇË- Vjedhjet nga minorenët janë kthyer në një shqetësim në juglindje. Një 12 vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke vjedhur një shtëpi në qytetin e Korçës, në të cilën ka rrëmbyer dhe një shumë të konsiderueshme të hollash. Burime të policisë së Korçës bëjnë të ditur për gazetën se 12- vjeçari me inicialet S.N. banor i lagjes 6 të qytetit ka shkuar në banesën e shtetasit Sotir L. dhe ka grabitur në të 1190 euro, si dhe 125 mijë lekë(të reja).
Read more... [Korce, Baby gang]
 

Bora e Pare ne Korce

PDF Print E-mail
User Rating: / 8
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 20 November 2008 00:23
Bora e PareKORCE-Bie bora e pare për këtë vjeshtë të vonë ne qarkun e Korcës. Në zonat malore ka nisur që gjatë natës duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me një shtresë deri në 5 cm, ndërsa në qytetet si Korcë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll, fjollat e para të borës kanë filluar në mëngjes herët, duke krijuar një shtresë jo më shumë se 3 cm. Shtabi i Emergjencës i mbledhur në prefekturën e Korcës njofton se nuk ka zona problematike dhe se situata shfaqet normale. Po ashtu nuk është krijuar problem në rrugët kombëtare apo ato dytësore. Sipas informacioneve nga prefektura e Korcës, automjetet lëvizin lirisht në të gjithë zonën, edhe në zonat e thella malore.
 

Konvikti me 100 banorë në rrezik shembjeje

PDF Print E-mail
User Rating: / 6
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 15 November 2008 04:55

Mbi 100 banorë që jetojnë në një konvikt në Korçë prej më shumë se 15 vitesh ndihen të kërcënuar nga ndërtesa qe rrezikon të rrëzohet. Lëvizja “Mjaft” kërkon shembjen e kësaj godine. Pas tragjedisë së Gjirokastrës këmbanat e alarmit janë duke rënë në çdo skaj të vendit, aty ku dhe dhjetra banesa sociale janë në rrezik shembje. Godina e shpallur si e pabanueshme edhe nga specialistët korçarë gjendet në afërsi të shkollës “Demokracia” në këtë qytet.

Last Updated on Saturday, 15 November 2008 04:56
Read more... [Konvikti me 100 banorë në rrezik shembjeje]
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Page 4 of 11