|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 13 November 2010 22:55 |
 U festua 60 vjetori i krijimit të Teatrit ‘Cajupi’ të Korcës, ku ka marrë pjesë edhe Presidenti, Bamir Topi. “Artistët meritojnë vëmendjen e institucioneve më të larta të shtetit” është shrehur gjatë këtij aktiviteti, kreu i shtetit. Me këtë rast, Presidenti ka dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri i Artë” aktorin Perika Gjezi, pas vdekjes. Po më urdhërin “Naim Frashëri i Artë” janë dekoruar dhe aktorët Marko Bitraku, Sotiraq Bratko, Mirjana Deti, Klaudeta Riza. Më urdhërin “Naim Frashëri i Argjendtë” janë dekoruar aktorët Koco Qendro dhe Roland Karanxha, ndërsa Roland Trebicka është nderuar me “Mjeshtër i Madh”. Gjatë aktivitetit për 60 vjetorin e krimit të Teatrit “Cajupi” dhe 50 vjetorit të Estradës në Teatrin “Cajupi” janë shfaqur edhe pjesë filmike të arkivit të filmit, në nder të aktorëve të ndarë nga jeta.
|
|
Last Updated on Saturday, 13 November 2010 22:57 |