|
Ata janë miq të mirë, dy çifte që çlirojnë gjithë fantazinë dhe imagjinatën e tyre për të kaluar një fundjavë ndryshe, zbavitëse, relaksuese. I kemi takuar dje pasdite, teksa ngjiteshin tek kodrat e Liqenit Artificial. Leda, Marseli, Kledi dhe Sonia janë punonjës të administratës shtetërore dhe kanë fatin që fundjavën ta shijojnë për së mbari. E shtuna dhe e diela janë ditët kur ata i dorëzohen kënaqësisë së pushimit, por me një kusht, ai të jetë gjithnjë interesant dhe aspak monoton. Kësaj here ishin të gjithë në një mendje, të shkojmë tek “Festa e Birrës”. Por këtë ide e kanë pasur me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët e shtuna i ka gjetur në kodrat e liqenit pranë stendave, për t’u freskuar me birrën më të mirë e më të shijshme. Dhe ju e dini mirë që ajo ka vetëm një emër, “Birra Korça”. Dihet tashmë që falë tranzicionit të zgjatur, një nga dilemat që na mundon më shumë është kur gjendemi përballë disa mundësive për të zgjedhur, por për cilësinë e tyre, nuk mund të na garantojë askush. Megjithatë, konsumatori po bëhet për ditë e më shumë kërkues, më shumë inteligjent e selektiv. E nëse duhet të zgjedhim një birrë të mirë, natyrale e të prodhuar brenda të gjitha standardeve që njeh Perëndimi, ajo është veçse “Birra Korça”. Prandaj dhe në stendën e kësaj birre tek festa e këtyre ditëve, njerëzit dynden kush e kush të mbushë i pari gotat. Por, natyrisht, edhe në këtë rast preferencat ndahen, pasi dikush e do bionde e dikush brune … Mos u hutoni, po flasim për birrat, jo për femrat. Kënaqësinë e atmosferës ia shtojnë edhe këngëtarët e ftuar. Sot në darkë të ftuar do të jenë vëllezërit korçarë.
“Birra Korça” është prova më e mirë se kur investon dhe punon shumë për cilësinë, suksesi nuk do të vonojë. Prandaj dhe njerëzit teksa e shijojnë, na thonë me pamje të kënaqur, “kjo është birrë!”. Dhe në morinë e njerëzve që presin të mbushin dhe rimbushin gotat e tyre me “Birra Korça”, pamë dhe ata të katër, miqtë e mirë që dinë të zgjedhin dhe të shijojnë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, veçse të zgjidhnin “Birra Korça”.
Të gjesh
parajsën tënde
Në fakt, fraza e cituar më lart është e huazuar nga një vizitor i tendës së “Birra Korça”. Ai tregon se e përdor gjithnjë këtë birrë në shtëpi, por edhe në festa mes miqsh. “Kur pimë ‘Birra Korça’, gjithmonë themi, kjo po që është një parajsë e vërtetë”.
Duke menduar se sa shumë birrë konsumohet në verë, imagjinoni se çfarë mund të ndodhte me shëndetin tonë nëse ajo nuk do të kishte cilësinë e duhur. Por tani të gjithë e kanë kuptuar, shëndeti është pasuria më e madhe që kemi dhe për ta ruajtur atë, duhen konsumuar vetëm ushqime dhe pije cilësore. Dhe kur vjen puna tek zgjedhja e birrës, mos harroni, ajo duhet te jetë “Birra Korça”.
E vlerësuar edhe në konkurse
ndërkombëtare
Të gjithë mund të matin forcat e tyre brenda kufijve shqiptarë, duke gënjyer veten se janë më të mirët, por përballja me standardet evropiane ose më shumë, ato botërore, është ajo që mund të quhet në mënyrë figurative, “Prova e zjarrit”. Dhe “Birra Korça” e kaloi me sukses këtë provë, duke marrë komplimente për cilësinë e saj të veçantë. Rreth një vit më parë në një konkurs botëror të zhvilluar në Londër, ku morën pjesë 60 vende nga e gjithë bota, “Birra Korça” u vlerësua me çmimin “Quality Golden Crown”, ose e thënë ndryshe “Kurora e Artë e Cilësisë”. Prandaj dhe të gjithë ne duhet të falënderojmë “Birra Korça”, e cila na freskon, na shuan etjen dhe ruan shëndetin tonë, falë cilësisë së saj. Çmimi i Londrës merr edhe një tjetër vlerë, për faktin se falë “Birra Korça” bëhet e mundur që Shqipëria të lakohet në botë
|