|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 20 November 2008 00:23 |
 KORCE-Bie
bora e pare për këtë vjeshtë të vonë ne qarkun e Korcës. Në zonat
malore ka nisur që gjatë natës duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me
një shtresë deri në 5 cm, ndërsa në qytetet si Korcë, Pogradec, Kolonjë
dhe Devoll, fjollat e para të borës kanë filluar në mëngjes herët, duke
krijuar një shtresë jo më shumë se 3 cm. Shtabi i Emergjencës i
mbledhur në prefekturën e Korcës njofton se nuk ka zona problematike
dhe se situata shfaqet normale. Po ashtu nuk është krijuar problem në
rrugët kombëtare apo ato dytësore. Sipas informacioneve nga prefektura
e Korcës, automjetet lëvizin lirisht në të gjithë zonën, edhe në zonat
e thella malore.
|