Faleminderit Tanja Fajon!

PDF Print E-mail
User Rating: / 14
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Monday, 08 November 2010 21:28
Apo mos do ishte e udhes te falenderoja politikanet tane,ata qe punuan fort per te arritur deri ne momentin e miratimit te rezolutes nga PE per heqjen e vizave per shqiptaret? Jo,jam e vetedijshme qe dua te falenderoj zonjen Tajon.

Profesionalizmi dhe dashuria qe ka treguar per Shqiperine, beri qe te ndizej me ne fund drita jeshile e semaforit europian,nje semafor qe ne perhere e kami pare te pulsoje i kuq ne rrugen kaq te gjate drejt Europes.

Tanja Fajon eshte gruaja qe shqiptaret po shohin si shpetim,sikur ajo zonje aq simpatike e fine, ka ne dore celesin per te hapur porten e Europes.Dikush me terhoqi vemendjen se festimet e 7 tetorit ishin te parakohshme,por asgje nuk eshte e parakohshme kur mendon se me ne fund je i lire,se me ne fund kufijte jane simbolike!Ky popull e meriton te kete lirine fizike,ngase ate shpirterore e ka patur perhere.

Ne syte e disave pashe lot. Ishte si te shihje ne nje film gjithe rrugetimin e mundimshem te shqiptareve per te mberritur deri ne kufijte e lirise. Fragmente jetesh qe nuk hiqen kurre nga memorja e nje kombi,duke filluar me imazhet e anijeve te tejmbushura me njerez,deri tek arratisjet nga mali,me mendimin ekstrem:me mire te vdekur sesa ketu!

7 tetorin 2010,drejtuesit e vendit e cilesuan si nje dite te bardhe e historike! Eshte vertet ashtu. Ka lot gezimi ne syte e shqiptareve,sepse boll lot hidherimi jane derdhur per ata qindra njerez qe i vrane neper kufijte e vendit,boll lot jane derdhur prej mallit,boll kohe ka kaluar ne pritje te kesaj dite,eshte kohe e konvertuar gati ne nje shekull.

Duhet nje vize per te qene bashke dhe kete vize do ta kemi!

Por,une trembem se,sa prej atyre qe do ikin,do duan te kthehen serish,komform ligjeve. Ne fantazine time kam frike se mos nje dite Shqiperia do gdhihet pa shqiptare,i perfytyroj duke rendur,sikur i largohen nje shesh-beteje,duke ikur si te mundin ne drejtim te dikujt qe i pret,ose pa asnje drejtim,mjafton te ikin,te kalojne kufirin…se aty rifillon jeta. Dhe jo shume larg kjo toke do mbetet e shkrete e do thone se Shqiperia ka qene toke e banuar nga shqiptaret. Nga shqiptare te vuajtur! Qe bene feste madheshtore kur ju thane se tani mund te leviznin te lire….

Europa vonoi shume te na pranonte a ndoshta ne,me nje gen antikap,vonuam veten!

A eshte gabim te jem realiste? Kam nje gezim te perzier me skepticizem.Trembem sesi do ta pertype Europa mizerjen tone,injorancen tone,fshataresine tone,trembem nese 8 nentori do te kthehet ne nje feste europiane,apo do jete thjesht si dikur,sepse festa e Partise se Punes do te kremtohet patjeter ne po ate date. I rastesishem ishte caktimi i dates? Kushedi!

Rrefejne ne shtepi se kur gjyshja e nenes sime ishte ne grahmat e fundit,ne shtratin ku lengonte ju afruan e i thane me ze te ulet se kish vdekur diktarori…dhe plaka ju ishte hakeryer:”Mos qani budallacka,tani qe vdiq Enveri do tju hapen kufinjte,dilni shikoni boten”.

Por as kjo nuk ndodhi atehere. Eshte ne prag te ndodhjes,20 vjet post komunizmit. Cfare durim te hekurt paskemi patur!

Shqiptaret cuditerisht kesaj here nuk u degjuan apo pane askund qe te falenderonin pushtetaret per kete arritje te madhe. Sepse ne gjithe keta muaj politikanet i kemi pare duke u marre me njeri-tjetrin dhe fare pak duke u prononcuar per vizat. Per fjalen magjike”vize”,te cilen po e posedove,fillon e ndihesh qytetar i botes e te ben ta mbash koken lart,sepse ne e dime qe nuk  jemi bageti ,edhe pse pranojme te na vene ne rradhe pritjeje, te na zhvasin deri ne qindarken e fundit e si perfundim te na refuzojne duke na percjelle ne shtepi,pa na dhene madje as arsyen.

Ne rrjetin social Facebook,ku une kaloj nje pjese te kohes,rastesishem me kapi syri 2 faqe,te cilat me pelqyen shume. Jane dy faqe ku shqiptaret e serbet,ne menyren e tyre shprehin mirenjohje e falenderim per zonjen e bukur qe “ka ne dore vizat” per ne. Njera prej tyre eshte “Faleminderit,Hvla,Thank you Tanja Fajon”, e tjetra “Thank you Tanja Fajon (albanian people)”. Ne keto faqe shqiptaret kane filluar te shkruajne historite e dhimbshme personale,sesi femijet vetem kur u rriten njohen babain e tyre,sesi nenat kane vdekur pa i pare edhe nje here per se gjalli femijet,sesi grate ngrysin jeten duke pritur burrat apo sesi vuajne e ndihen te poshteruar duke pritur t’ju mundesohet nje vize dyerve te ambasadave.

Por,tani jo me! Eshte ne prag berja realitet e endrres te perbashket kombetare. Ne mund te levizim lirshem ne kontinentin e vjeter!Per ne shqiptaret,trari i kufirit do filloje te duket i embel,s’do na duket me si tel me gjemba. Erdhi koha kur brezi qe deshtoi ta bente realitet parrullen e kohes:”E duam Shqiperine si gjithe Europa”,te ndihet mire me ne fund se kjo dite erdhi.

Dhe eshte nje brez i tere qe do kujtoje me mirenjohje te thelle imazhin e njeriut qe na mundesoi liberalizmin e vizave:ish gazetaren sllovene!

Tanja Fajon sot eshte 38 vjec,me nje curriculum mbreselenes e me nje pamje engjellore. Flet rrjedhshem 4 gjuhe te huaja(anglisht,frengjisht,gjermanisht dhe serbo-kroate),kupton pak spanjisht e italisht,e me siguri po meson dicka edhe ne shqip. Zonja Fajon eshte diplomuar shkelqyeshem ne Gazetari,Universiteti i Lubjanes,ka Master ne Politiken Nderkombetare,Kolegji i Studimeve Nderdisiplinore,Universiteti i Parisit (2005). Ka punuar si gazetare dhe reportere ne Slloveni,ka shkruar per gazeten e perditshme “Republika”(1993),Televizioni RTV Slovenija,Lubjana(1995-2001),korrespondente e Bashkimit Europian ne Bruksel,Televizioni RTV(shteteror)Slovenija(2001-2009). Zonja Fajon,ne nje moshe te re,kaloi shume shpejt nga fronti i atyre qe bejne pyetje,tek ate te cilet vendosin per te ardhmen e Europes. Aktualisht Tanja Fajon eshte eurodeputete socialdemokrate ne Parlamentin Europian,zv/kryetare e Delegacionit te Komitetit te perbashket BE-Kroaci, anetare komiteti per te drejtat civile,te drejtesise dhe te puneve te brendshme,zevendesuese e komitetit te BE-se per Transportin dhe Turizmin,zevendesuese e Delegacionit te BE-se per marrdheniet me Shqiperine,Bosnje Hercegovinen,Serbine,Malin e Zi dhe Kosoven.

Por,mbi te gjitha,Tanja Fajon eshte zonja qe na dha akoma me shume shprese me fjaline e saj:”Asnje vend i BE-se nuk mund te bllokoje vizat”. Ne konferencen per shtyp te se enjtes, Zonja Fajon tha se vendet e Ballkanit Perendimor kane perspektive europiane.

Tanja ka shprehur diku se heroi i saj eshte Leonardo Da Vinci dhe duke shkruar keto rreshta per te,me duket se per ne shqiptaret Tanja do jete “ nje lloj i vecante Xhokonde,qe nuk na habiti me buzeqeshje enigmatike,por me mencurine e mprehtesine e saj,me menyren sesi ka ditur te degjoje me durim,te veproje me maturi dhe te beje nje prezantim dinjitoz me raportin e saj per Shqiperine e Serbine. Pra,faleminderit Tanja! Ne shqiptaret do tregojme menyren tone te falenderimit per zonjen Fajon:ate te vendosjes se emrit te saj. Vajzat e sapolindura kane filluar t’i quajne Tanja, e ne vazhdim,te tjera Tanja do te lindin ne Shqiperi,te cilave,kur te rriten do t’u rrefejne se mbajne emrin e zonjes qe mundesoi lirine. Por ato s’do ta kuptojne dot se c’do te thote te presesh e te qash per nje vize,ato thjesht do na degjojne me nje buzeqeshje ne fytyre.Faleminderit Tanja Fajon! Najlepša hvala Tanja!



Nastila Mano-Nikolla