Festohet e kremtja e Theofanise ne Korce

PDF Print E-mail
User Rating: / 13
PoorBest 
Written by Vasjan Golka   
Sunday, 06 January 2008 09:48

Nje i ri nga Korca kapi i pari kryqin , duke marrë edhe bekimin e veçantë për këtë fillimvit. 

Kisha këtë ditë kremtoi Shfaqjen e Perëndisë në botë si Trini (Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë) në momentin e Pagëzimit të Jisu Krishtit: Ati me anë të dëshmisë së Tij së lartazi: "Ky është biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur", Biri i Perëndisë i bërë njeri që po pagëzohet dhe Shpirti i Shenjte, duke zbritur në formë pëllumbi.

Pagëzimi i Krishtit është bekim dhe shenjtëri, pasi shenjtërohen të gjithë ujërat. Gëzon natyra, që me anë të shenjtërimit të ujit të shenjtërohet dhe ajo, pasi Krishti nuk u pagëzua vetëm për njerëzit, por për të gjithë krijesën, që Ai vetë krijoi me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Kjo ditë është shkak pikënisjeje për një jetë më afër Krishtit, për të qenë të mbushur me Shpirtin e Shenjtë.

Në këtë kremtim solemn që zhvillohet për këtë ngjarje hyjnore, historike dhe botërore, në kishat orthodhokse përveç Liturgjisë Hyjnore zhvillohet edhe Shërbesa e Shenjtërimit të Ujit, ku edhe besimtarët marrin prej këtij uji për bekim, shenjtërim, shërim sëmundjesh etj. Është bërë traditë që në vende ku ka lum, liqen ose det të bëhet edhe bekimi i ujërave të tyre, duke hedhur kryqin në to dhe të kapet nga besimtarë që hidhen në ujërat e ftohta të tyre.


Në fund të Ajazmës dhe gjatë gjithë ditës besimtarët orthodhoksë dhe joorthodhoksë morën me vete ujë të bekuar, si bekim dhe shpresëtari, duke pirë nga ky ujë, duke spërkatur me të shtëpitë, dyqanet, arat etj. Këtë ujë ata e mbajnë gjatë gjithë vitit në shtëpi për bekim dhe shërim. Në fund ata uruan njëri-tjetrin edhe për një vit të bekuar.

Last Updated on Thursday, 10 January 2008 08:23