|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Monday, 07 July 2008 23:05 |
|
Situatë e ngjashme me rradhë kilometrike është krijuar edhe në pjesën e doganës greke, edhe pse mjetet kanë qenë më të pakta për shkak të një numri më të ultër të lëvizjeve në drejtim të vendit tonë. Pala greke bëjnë të ditura burimet zyrtare të policisë kufitare në Kapshticë ka pezulluar punën, ndërsa është justifikuar tek autoritetet shqiptare pë një defekt në sistemin kompjuterik. Për shkak të kësaj ndërprerje rreth 300 mjete janë vënë në një radhë të gjatë më shumë se 1.5 kilometër të gjatë në anën shqiptare. Pritja duket se nukëhstë më një elemnt I ri për emirganëtëshqpuiatrë sa herëata juanë prezentë në atdheune tyre, nërsa të ëdshpëruar kanë treguar sekjo situiatë është e pandryshuar në sytë e tyre në vite, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e autoritetit të shtetit. Sipas emigrantëve ndonëse kanë përfunduar në kohë procedurat e vulosjes së dokumentave në sportelet shqiptare ju është dashur të presin deri në rifillimin e punës nga pala e shtetit fqinj. Nga ana e policisë shqiptare për të mbajtur situatën nën kontroll të plotë është dashur të vendosen dy postoblloqe. Por ankesat e emigrantëve gjithsesi kanë qënë të shumta, ndërsa më shumë se 500 udhëtarë shqiptarë iu është dashur të presin gjatë për të huyrë në shtetin fqinj Burimet zyrtare të policisë kufitare në Kapshticë kanë bërë të ditur për NEËS 24 se pas nisjes së punës pala greke ka punuar me dy sportele në hyrje dhe dy të tjera në dalje që që ka mundësuar edhe kalimin e shpejtë të emigrantëve. Sipas të dhënave statistikore vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë 1720 shtetas shqiptarë me 340 mjete ndërsa kanë lënë vendin për të shkuar në shtetin grek mbi 2132 emigrantë.
Albana Cakshiri
|
|
Last Updated on Monday, 07 July 2008 23:11 |