Fillon shperndarja e çertifikatave elektronike |
|
|
|
| Written by Fatjon Hoxhalli | |||
| Tuesday, 23 September 2008 02:51 | |||
|
Sipas këtij urdhëri, pas datës 15 shtator, në asnjë rast nuk do të lejohet shpërndarja e çertifikatave me shkrim dore.
Pranë Gjendjes Civile në Bashkinë Korçë, janë instaluar 6 kompjutera dhe 3 printera. Situata e re, pritet që të ketë ndikim pozitiv duke shpejtuar dhënien e çertifikatave si dhe do të ndikojë ndjeshëm në shmangien e rradhëve të gjata të qytetarëve pranë sporteleve të kësaj zyre.
Njëkohësisht, është menduar më tepër edhe për komoditetin e qytetarëve por edhe të punonjëseve të kësaj zyre. Kështu shumë shpejt, me një fond prej 2,7 milion lekësh, do të bëhet zgjerimi dhe mobilimi i ambjenteve. Do të krijohet një holl i përshtatshëm për qytetarët më stola për çlodhje, si dhe do të zgjerohet ambienti i punës. Në këtë mënyrë qytetarëve do t’u krijohen kushte më dinjitoze si në ambientet e pritjes ashtu edhe gjatë shërbimit.
|



