|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 05 June 2008 18:14 |
|
përfshihen publikimi i rregullores së pastrimit, spote publicitare në TV etj; një sërë investimesh në rrugë, lulishte, vendosjen e koshave në rrugët kryesore në qytet si dhe vendosjen e masave shtënguese.Bashkia u bën thitrrje të gjithëve të japin kontributin e tyre për një mjedis më të pastër duke zbatuar detyrat e gjithsecilit në komunitet. Rritja e vetëdijes dhe përgjegjësisë qytetare për mbrojtjen e mjedisit në përputhje me iniciativat e ndërrmara nga Bashkia në këtë drejtim do ta kthejnëKorcën në qytetin ku ne duam të jetojmë.Me objektivin për kthimin e sipërfaqeve të gjelbra në identitet, lulishtja në krah të stadiumit, pjesë e “Parkut Rinia”, ka filluar të ndryshojë pamje. Lulishtja e cila për vite me rradhë ishtë degraduar plotësisht filloi të kthehet në normalitet në sajë të punës së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike e cila po e riaftëson këtë territor duke mbjellë pemë e bar, duke zëvendësuar bordurat e duke krijuar rrugicat për të vazhduar më tej me vendosjen e stolave çlodhës dhe ndriçimin. Lulishtja, edhe për shkak të afërsisë me stadiumin, do t’i shërbejë jo vetëm komunitetit të kësaj zone për të kaluar orë çlodhje e argëtimi, por gjithë qytetarëve të Korçës. Gjatë këtij viti, Bashkia ka riaftësuar e kthyer në identitet tre lulishte të tjera si lulishtja tek Birra Korça, lulishtja në krah të Stadiumit “Skënderbeu” (pjesë e Parkut Rinia) si dhe lulishtja në unazë të qytetit. Për më tepër sipërfaqet mespallateve dhe lagjeve po konturohen nga Bashkia e Korçës për t’u kthyer në sipërfaqe tëgjelbëruara, çlodhëse dhe argëtuese
|
|
Last Updated on Thursday, 12 June 2008 01:48 |