|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 08 October 2009 21:53 |
|
Gjatë paradites së të mërkurës, konsulli grek në Korçë, Theodoros Ikonomou, është pritur në një takim të posaçëm nga kryetari i Këshillit të Qarkut, Ilia Milo. Ikonomou, i cili ka mbërritur në krye të konsullatës greke, pas shërbimit si diplomat në Rus,i ka realizuar dhe vizitën e tij të parë si numri një i Konsullatës Greke. Ai pritet të ketë edhe takime të tjera me zyrtarë të tjerë të lartë në Korçë. Gjatë vizitës së tij në institucionin e Këshillit të Qarkut, ai ka marrë informacion lidhur me funksionimin e tij, por dhe projektet e përbashkëta të tij në kuadrin e programit “Intereg 3” me shtetin grek, ndërsa ka garantuar se Konsullata Greke nuk do të jetë vetëm një fabrikë që prodhon viza, por do të kthehet në institucionin e nxitjes së bashkëpunimit në shumë fusha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për sa i përket problemit të njohur të shqiptarëve për pajisjen me viza, Ikonomou ka garantuar se lëvizja e lirë drejt Bashkimit Europian, do të realizohet mjaft shpejt për të gjithë shqiptarët, por këtë do ta ndjejnë më shpejt banorët e rajonit të Korçës, një rajon kufitar vetëm pak kilometra larg shtetit fqinj, Greqi. Sipas numrit një të konsullatës greke, përveç vizave do të vijojnë projektet e përbashkëta për sa i përket shkëmbimit kulturor, investimeve etj., mes dy vendeve, për t’u dhënë një impakt të ri marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Theodoros Ikonomou, i emëruar në krye të Konsullatës Greke në Korçë, ka zëvendësuar në këtë post konsullin Kostandin Mauacos.
|
|
Last Updated on Thursday, 08 October 2009 21:58 |