|
Para disa kohësh doli në qarkullim në libraritë e vendit botimi me titull “Enciklopedia e Fotografëve Korçarë“ të autorit Niko Kotherja. Fillimisht, ai duhet përgëzuar për moshën e re në të cilën ka nisur të merret me koleksionime të ndryshme, kryesisht të objekteve historike, si letërkëmbime shqiptarësh të shquar, pllaka të vjetra gramafoni muzikore, libra, fotografi, revista e gazeta, relike njerëzish të dalluar në vite, të gjitha me rëndësi kombëtare. Për nga sasia dhe vlerat, “pasuria” e mbledhur nga kotherja mund të krahasohet me
atë të koleksionistëve më të njohur të vendit, të gjithë shumë më të moshuar se ky. Madje, edhe sipas fjalëve të vet, në koleksionin e tij ndodhen edhe objekte unike me vlera të rralla jo vetëm historike. Pasioni i Niko Kotheres për mbledhjen dhe ruajtjen e “fakteve fizikë“ (në mund t’i quajmë kështu), të historisë sonë kombëtare, e ka shtyrë koleksionistin e ri (vetëm në moshë) në njohjen e thelluar të së shkuarës tonë, sidomos asaj të trevës së Korçës. Kjo nuk ka mjaftuar për koleksonistin që ta trajtojë “pronën” e tij si ca pasanikë që kënaqeshin vetëm duke prekur me gishta e numëruar florinjtë, por duke e “ndarë“ atë me publikun e gjerë vendas, për të njohur me shqisën e të shikuarit këto përmendore të vogla, në rastin tonë, fotografitë, por të rëndësishme e të veçanta të kulturës kombëtare. Pra, nëpërmjet tyre njohja e Historisë së Kombit Shqiptar do të ishte edhe më e mirë. Për të realizuar këtë botim autorit i është dashur të shfrytëzojë dhe shfletoj mjaft literaturë të bollshme historike dhe shumë fotografi të koleksionit të tij vetjak, por edhe Arkivit të Shtetit e të qytetit të Korçës, të Ministrisë së Brendëshme, Bibliotekës Kombëtare etj, përveç atyre të miqëve dhe kolegëve. Libri, ndahet në dy pjesë, në të parën, ku materialet shkrimore përshkruajnë veprimtarit e figurave të njohura dhe të panjohura të fotografisë së krahinës së Korçës dhe, në të dytën, që paraqet punimet fotografike të tyre, pra një lloj albumi fotografik. Materialet jetshkrimore janë përzgjedhur me kujdes dhe besueshmëri nga Kotherja, i cili edhe pse jo i ngurtë në paraqitjen e burimeve të përdorura, nuk le shteg për dyshime në vërtetësinë e tyre. Hasen në këtë pjesë shumë të dhëna, deri tani të panjohura të punës dhe jetës së fotografëve korçarë gjatë thuajse njëqintë vjetësh, çka përbën një kontribut edhe në Historinë e Fotografisë Shqiptare. Shkruhet në të edhe për figura fare të panjohura që kanë ushtruar fotografinë në Korçë, si psh. familja Venetiku, me prurje të dukshme dhe interesante, por e mbetur për shkaqe politike, në errësirë të plotë.
Pjesa e dytë e librit paraqet krijimet më të mira të fotografëve korçarë gjatë agimeve të saj, mesi i shekullit XIX e, deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Shumica e fotove, rreth 80 përqint e tyre, shohin për herë të parë dritën e shtypit, gjë që shton vlerat e albumit e, po ashtu pjesa më e madhe e tyre janë të gjinisë historike, pra me ngjarjet e shënuara të ndodhura në atë krahinë në kohëzgjatjen e përcaktuar nga autori. Kolana e fotove të zgjedhura nga Kotherja, fillon me dardharin Jani Zengo, që solli fotografinë në fshatin e tij Dardhë e, rrjedhimisht në trevë të Korçës me dëshmi vizuale për jetën qytetare të këtij fshati, por me rëndësi historike.
Zengo krijoi dhe Shejzën Zengo në fotografi, si vazhdim i asaj të ikonografisë, që ishte më e hershme dhe shumë e lëvruar në këtë fshat. Nga Papa Jani, siç quhet herë pas here Jani Zengo, sepse ishte edhe prift, në album gjenden disa foto të vjetra të shkollës së Dardhës. Më tej, albumi trajton në rend kronologjik ecjen e mëpasme të fotografisë së krahinës së Korçës, duke vazhduar me dardharët Vangjel Zengo, Pero Kaçauni, Thimi Raci, të cilët kapin me fotot e tyre edhe ngjarje shoqërore dhe historike që sot ngërthejnë cilësi të veçanta. Mjaft domethënës është edhe fakti që në vitin 1911, në fshatin Dardhë ndodhej një dyqan me tabelën:”Thimi Raci-teneqexhi dhe fotograf”, kohë kjo, kur thuajse në të gjithë qytetet e vendit nuk kishte asnjë studio fotografike. Në vazhdim të shfletimit të albumit shihen fotografi të krijuara nga figura të tilla të njohura jo vetëm në krahinën e Korçës, por edhe në gjithë Shqipërinë, si Petro Dhimitri, Kristo Sulidhi, Vani Burda, Kristaq Sotiri. I pari, i cili u quajt edhe Petro Shqiptari, shquhet për shumë fotografi historiko-politike, veçojmë ato të festimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë në qytetin e Flamurit, që rezatojnë mirë e bukur atë gëzim e hare të vlonjatëve, që në fund të fundit, simbolizonte atë të të gjithë shqiptarëve,
kudo ku jetonin. Një fotografi me ngarkesë mjaft të madhe emocionale e atdhetare është ajo e Kristo Sulidhit që paraqet varrimin e Papa Llambro Ballamaçit dhe të vëllait Papa Sotirit, të vrarë nga shovinistët grekë në mars 1914. Pjesëmarrësit në atë ceremoni duken të hidhëruar, por edhe të vendosur për të mos hequr dorë nga përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar, qoftë edhe duke dhënë jetën për këtë ideal. Vani Burda, fotografi dhe patrioti që e mësoi mjeshtërinë në Bukuresht të Rumanisë, pranë kolonisë së shqiptarëve të atjeshëm, përfaqësohet në album me disa foto, ndër më të veçantat, ajo që u kushtohet Dëshmorëve të Ormën Çifligut (1920), që përbën fotopllakatin e parë në Shqipëri, si dhe shkrepje të tjera gjithmonë me karakter atdhetar e historik, në mes tyre edhe ajo që tregon përfaqësuesit e krahinave të ndryshme gjatë rrugës për në Vlorë, në Kuvendin e Pavarësisë të 28 Nëndorit 1912. Po ashtu, me fotografi me vlera, por tashmë jo historike e shoqërore, por edhe artistike, shfaqet krijimtaria e Kristaq Sotirit, një nga portretistët më të shquar të gjithë fotografisë shqiptare. Portretet e tij, pasqyrojnë jo vetëm fytyra njerëzish të njohur, por edhe të paemër e të vobektë, veçse me botë të madhe shpirtërore.
Zgjedhja e fotografive që autori Kotherja ka bërë, në mes të atyre qindra të tjerave që ka koleksioni i tij, tregon se ai e ka pasur shumë të qartë se çfarë ishte më e mirë për t’u përfshirë në këtë botim, që ndonëse jo shumë voluminoz, tregon qartë zhvillimin e fotografisë, të kësaj veprimtarie shoqërore dhe artistike në zonën e Korçës. Gjithashtu, botimi shpërfaq kërkesat e veçanta intelektuale të autorit të saj, koleksionistit të palodhur Niko Kotherja. Me urimin tonë për këtë libër me vlera, shtojmë edhe dëshirën për një ribotim të mëvonshëm ku fotografitë e tij të jenë edhe më të mëdhaja si përmasa, në mënyrë që shikuesi i tyre t’i vështrojë e të përthithi nga ato, të gjitha kumtet atdhetare e artistike që ofron fotografia e vjetër e trevës së Korçës. “Enciklopedia e Fotografëve Korçarë“, është një prurje e re në lëm të literatureës shqiptarer ende të vogël të fotografisë si veprimtari shoqërore dhe artistike.
 Para disa kohësh doli në qarkullim në libraritë e vendit botimi me titull “Enciklopedia e Fotografëve Korçarë“ të autorit Niko Kotherja. Fillimisht, ai duhet përgëzuar për moshën e re në të cilën ka nisur të merret me koleksionime të ndryshme, kryesisht të objekteve historike, si letërkëmbime shqiptarësh të shquar, pllaka të vjetra gramafoni muzikore, libra, fotografi, revista e gazeta, relike njerëzish të dalluar në vite, të gjitha me rëndësi kombëtare. Për nga sasia dhe vlerat, “pasuria” e mbledhur nga kotherja mund të krahasohet me
atë të koleksionistëve më të njohur të vendit, të gjithë shumë më të moshuar se ky. Madje, edhe sipas fjalëve të vet, në koleksionin e tij ndodhen edhe objekte unike me vlera të rralla jo vetëm historike. Pasioni i Niko Kotheres për mbledhjen dhe ruajtjen e “fakteve fizikë“ (në mund t’i quajmë kështu), të historisë sonë kombëtare, e ka shtyrë koleksionistin e ri (vetëm në moshë) në njohjen e thelluar të së shkuarës tonë, sidomos asaj të trevës së Korçës. Kjo nuk ka mjaftuar për koleksonistin që ta trajtojë “pronën” e tij si ca pasanikë që kënaqeshin vetëm duke prekur me gishta e numëruar florinjtë, por duke e “ndarë“ atë me publikun e gjerë vendas, për të njohur me shqisën e të shikuarit këto përmendore të vogla, në rastin tonë, fotografitë, por të rëndësishme e të veçanta të kulturës kombëtare. Pra, nëpërmjet tyre njohja e Historisë së Kombit Shqiptar do të ishte edhe më e mirë. Për të realizuar këtë botim autorit i është dashur të shfrytëzojë dhe shfletoj mjaft literaturë të bollshme historike dhe shumë fotografi të koleksionit të tij vetjak, por edhe Arkivit të Shtetit e të qytetit të Korçës, të Ministrisë së Brendëshme, Bibliotekës Kombëtare etj, përveç atyre të miqëve dhe kolegëve. Libri, ndahet në dy pjesë, në të parën, ku materialet shkrimore përshkruajnë veprimtarit e figurave të njohura dhe të panjohura të fotografisë së krahinës së Korçës dhe, në të dytën, që paraqet punimet fotografike të tyre, pra një lloj albumi fotografik. Materialet jetshkrimore janë përzgjedhur me kujdes dhe besueshmëri nga Kotherja, i cili edhe pse jo i ngurtë në paraqitjen e burimeve të përdorura, nuk le shteg për dyshime në vërtetësinë e tyre. Hasen në këtë pjesë shumë të dhëna, deri tani të panjohura të punës dhe jetës së fotografëve korçarë gjatë thuajse njëqintë vjetësh, çka përbën një kontribut edhe në Historinë e Fotografisë Shqiptare. Shkruhet në të edhe për figura fare të panjohura që kanë ushtruar fotografinë në Korçë, si psh. familja Venetiku, me prurje të dukshme dhe interesante, por e mbetur për shkaqe politike, në errësirë të plotë.
Pjesa e dytë e librit paraqet krijimet më të mira të fotografëve korçarë gjatë agimeve të saj, mesi i shekullit XIX e, deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Shumica e fotove, rreth 80 përqint e tyre, shohin për herë të parë dritën e shtypit, gjë që shton vlerat e albumit e, po ashtu pjesa më e madhe e tyre janë të gjinisë historike, pra me ngjarjet e shënuara të ndodhura në atë krahinë në kohëzgjatjen e përcaktuar nga autori. Kolana e fotove të zgjedhura nga Kotherja, fillon me dardharin Jani Zengo, që solli fotografinë në fshatin e tij Dardhë e, rrjedhimisht në trevë të Korçës me dëshmi vizuale për jetën qytetare të këtij fshati, por me rëndësi historike.
Zengo krijoi dhe Shejzën Zengo në fotografi, si vazhdim i asaj të ikonografisë, që ishte më e hershme dhe shumë e lëvruar në këtë fshat. Nga Papa Jani, siç quhet herë pas here Jani Zengo, sepse ishte edhe prift, në album gjenden disa foto të vjetra të shkollës së Dardhës. Më tej, albumi trajton në rend kronologjik ecjen e mëpasme të fotografisë së krahinës së Korçës, duke vazhduar me dardharët Vangjel Zengo, Pero Kaçauni, Thimi Raci, të cilët kapin me fotot e tyre edhe ngjarje shoqërore dhe historike që sot ngërthejnë cilësi të veçanta. Mjaft domethënës është edhe fakti që në vitin 1911, në fshatin Dardhë ndodhej një dyqan me tabelën:”Thimi Raci-teneqexhi dhe fotograf”, kohë kjo, kur thuajse në të gjithë qytetet e vendit nuk kishte asnjë studio fotografike. Në vazhdim të shfletimit të albumit shihen fotografi të krijuara nga figura të tilla të njohura jo vetëm në krahinën e Korçës, por edhe në gjithë Shqipërinë, si Petro Dhimitri, Kristo Sulidhi, Vani Burda, Kristaq Sotiri. I pari, i cili u quajt edhe Petro Shqiptari, shquhet për shumë fotografi historiko-politike, veçojmë ato të festimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë në qytetin e Flamurit, që rezatojnë mirë e bukur atë gëzim e hare të vlonjatëve, që në fund të fundit, simbolizonte atë të të gjithë shqiptarëve,
kudo ku jetonin. Një fotografi me ngarkesë mjaft të madhe emocionale e atdhetare është ajo e Kristo Sulidhit që paraqet varrimin e Papa Llambro Ballamaçit dhe të vëllait Papa Sotirit, të vrarë nga shovinistët grekë në mars 1914. Pjesëmarrësit në atë ceremoni duken të hidhëruar, por edhe të vendosur për të mos hequr dorë nga përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar, qoftë edhe duke dhënë jetën për këtë ideal. Vani Burda, fotografi dhe patrioti që e mësoi mjeshtërinë në Bukuresht të Rumanisë, pranë kolonisë së shqiptarëve të atjeshëm, përfaqësohet në album me disa foto, ndër më të veçantat, ajo që u kushtohet Dëshmorëve të Ormën Çifligut (1920), që përbën fotopllakatin e parë në Shqipëri, si dhe shkrepje të tjera gjithmonë me karakter atdhetar e historik, në mes tyre edhe ajo që tregon përfaqësuesit e krahinave të ndryshme gjatë rrugës për në Vlorë, në Kuvendin e Pavarësisë të 28 Nëndorit 1912. Po ashtu, me fotografi me vlera, por tashmë jo historike e shoqërore, por edhe artistike, shfaqet krijimtaria e Kristaq Sotirit, një nga portretistët më të shquar të gjithë fotografisë shqiptare. Portretet e tij, pasqyrojnë jo vetëm fytyra njerëzish të njohur, por edhe të paemër e të vobektë, veçse me botë të madhe shpirtërore.
Zgjedhja e fotografive që autori Kotherja ka bërë, në mes të atyre qindra të tjerave që ka koleksioni i tij, tregon se ai e ka pasur shumë të qartë se çfarë ishte më e mirë për t’u përfshirë në këtë botim, që ndonëse jo shumë voluminoz, tregon qartë zhvillimin e fotografisë, të kësaj veprimtarie shoqërore dhe artistike në zonën e Korçës. Gjithashtu, botimi shpërfaq kërkesat e veçanta intelektuale të autorit të saj, koleksionistit të palodhur Niko Kotherja. Me urimin tonë për këtë libër me vlera, shtojmë edhe dëshirën për një ribotim të mëvonshëm ku fotografitë e tij të jenë edhe më të mëdhaja si përmasa, në mënyrë që shikuesi i tyre t’i vështrojë e të përthithi nga ato, të gjitha kumtet atdhetare e artistike që ofron fotografia e vjetër e trevës së Korçës. “Enciklopedia e Fotografëve Korçarë“, është një prurje e re në lëm të literatureës shqiptarer ende të vogël të fotografisë si veprimtari shoqërore dhe artistike. |