|
Written by Vasjan Golka
|
|
Saturday, 26 September 2009 05:18 |
|
Konflikti i krijuar prej disa ditësh ndërmjet Bashkisë së Korcës dhe OSSH-së ka lënë në errësirë të plotë rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit nga qendra deri në periferi. Shkak i kësaj situate ka qenë mospagimi i faturave të energjisë elektrike prej 3 muajsh nga ana e Bashkisë. Ky debit ka detyruar OSSH të ndërpresë energjinë në rrugët e qytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo tregon se situata kaotie e krijuar në qytet ka ardhur si rezlutat i vendosjes së faturave afrofe nga ana e OSSH-së kundrejt këtij institucioni, kur këto shpenzime sipas tij, janë shumë herë më të vogla.
Filo i ka bërë thirrje OSSH-së të lejojë ndriçimin e qytetit, ndërsa bën të ditur se për faturat e papaguara do të jetë gjykata ajo që do të vendosë.
Ndërkohë deri në zgjidhje të situatës, qytetarëve të Korcës do tu duhet të rrinë në errësirë edhe pse janë taksapagues të rregullt.
|
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Thursday, 16 April 2009 02:26 |
|

Sot fillojmë një kapitull të ri, i cili do të vendosë përfundimisht shinat për Korçën e ardhshme në pikëpamjen e urbanistikës dhe arkitekturës, pasi kontakti më i rëndësishëm dhe imazhi i qytetit është qendra. Qendrat nuk janë thjesht një kompleks ndërtimesh, ato kanë brenda filozofinë dhe shpirtin e njeriut“, -është shprehur Kryebashkiaku Peleshi. Kjo zonë është hapësira kryesore publike e grumbullimeve masive për të gjithë korçarët, një objekt parësor për turistët, dhe një vend historik për qytetin. Studimi i Qendrës së qytetit është pjesë e përpjekjeve të Bashkisë për të zbukuruar dhe restauruar hapësirat publike, për të kultivuar një kuptim të ri të krenarisë qytetare tek korçarët dhe për të frymëzuar gjeneratën pasardhëse për ta zhvilluar më tej këtë qytet. |
|
Read more... [Studimi i Qendrës së Qytetit, -Shpallet Konkursi Ndërkombëtar]
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Sunday, 05 April 2009 19:43 |
|
Mjaft Korce Feston 5 vjetorin e krijimit me date 11 prill 2009 ne Bar Secret.  5 VJET M undim 5 VJET J ete 5 VJET A ngazhim 5 VJET F orce 5 VJET T olerance |
|
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Tuesday, 03 March 2009 14:43 |
 Diten e premte me date 06 mars 2009 ne "Prestige Dance Club" Korce ora20:30 KorcaJone.net dhe Levizja Mjaft organizojne nje feste nenformatin me fantastik dhe agresiv "C.q.t Party"
Jeni te ftuar te provoni eksperiencen e nje feste ndryshe nga te tjerat. Kontakt : Cel: 0692273917 Cel: 0672199113 |
|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Wednesday, 04 February 2009 03:50 |
 Kryetari i Bashkisë së Korcës, përfaqësues i PS-së Niko Peleshi pohon se pr/buxheti i bashkisë për 2009 u rrëzua për shkak të mungesës së kuorumit. Në një intervistë telefonike për tv NEWS24 zoti Peleshi deklaroi se votimi i pr/buxhetit “mori doza politike për shkak të bashkimit të qëndrimit politik të PD-së dhe LSI-së. “Dy prej tre këshilltarëve të LSI-së nuk pranuan të bëheshin pjesë e votimit. Së bashku me përfaqësuesit e PD-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që të humbte kuorumi për të votuar pr/ligjin”. Nga 35 anëtarë të këshillit Bashkiak, 18 anëtarë përfaqësues të PD-së dhe dy të LSI-së bojkotuan mbledhjen duke bërë që votimi të dështonte. Kryetari socialist i bashkisë së Korcës deklaron se vota kundër e LSI-së ishte e paralajmëruar “Dy përfaqësues të LSI-së, Petrit Vasili dhe dikush tjetër vizituan këtë fundjavë Korcën dhe kanë diskutuar mbi pr/buxhetin”
|
|
Read more... [Rrezohet pr/buxheti i Korcës.]
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
|
|
Page 5 of 18 |