Konsulli grek ne Korce refuzon biznesmenet

PDF Print E-mail
User Rating: / 7
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 13 December 2007 15:14
Ky peticion, me më shumë se 30  firma të biznesmenëve të mëdhenj, të cilëve u janë refuzuar vizat Shengen, do t‘i vihet në dispozicion Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj shqiptare. Kjo situatë e tensionuar ka ardhur pak ditë pasi konsullata greke nuk ka pajisur me viza të paktën 40 biznesmenë, të cilët kanë aktivitet tregtar dhe të lidhur me import-eksportet. Fakti se kanë bllokuar punën me shtetet e tjera, për shkak të mungesës së vizave, ka bërë që vetë biznesmenët t‘i drejtohen Dhomës së Tregtisë. Por, edhe pse është pritur që nga ana e konsullit të konfirmohet pjesëmarrja në ballafaqimin me biznesin e rajonit të Korçës, kjo nuk ka ndodhur. Nëpërmjet sekretarëve të institucionit diplomatik, nga ana e konsullit grek është komunikuar se këto çështje, që kanë të bëjnë me biznesin, mund të rregullohen vetëm në instanca më të larta. Vetë konsullata nuk ka dhënë një shpjegim dhe argument se përse ka ndërmarrë edhe refuzimin e vizave Shengen në masë ndaj një numri të madh firmash që veprojnë në Korçë. Pasi Dhoma e Tregtisë është njohur zyrtarisht me komunikimin e prerë të konsullit grek për të orientuar gjetiu ankesat që vijnë nga sektori privat është vendosur që biznesi t‘i drejtohet edhe Ministrisë së Jashtme në kryeqytet, edhe asaj greke me një notë proteste.
Last Updated on Thursday, 13 December 2007 15:24