|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Saturday, 15 November 2008 04:55 |
|
Kjo lëvizje, bashkë me qytetarët ka zhvilluara gjatë paradites të së enjtes një protestë duke iu kërkuar autoriteteve lokale dhe konkretisht Bashkisë së qytetit të nisë procedurat për shembjen e banesës dhe evakuimin e këtyre njerëzve për të shpëtuar jetën e 100 personave, por dhe gjetjen e një mundësie tjetër strehe për ta.
Rreth 40 familje të vendosura në ish konviktin e shkollë së ndërtimit pas viteve ’90 dhe të harruar nga shteti janë ankuar me dhjetra herë në institucionet lokale, ndërsa zgjidhja ka munguar përherë për ta. Por godina duket se ka nisur të jetojë në ditët e fundit të agonisë dhe një seksion i saj i përmbytur nga ujrat që rrjedhin në çdo moment është duke u rrëzuar nga pak, duke rrezikuar të gjithë godinën katër katërshe të shembet në ndonjë moment të papritur duke i zënë ata brenda të gjallë. Mizerja shoqëron këta banorë në mënyrë të frikshme, teksa fëmijët e tyre në të shumtën e rasteve janë pacientët më të rregullt të Pediatrikut në Korçë pas sëmundjeve të shumta që ata marrin nga kushtet jashtë të gjitha parametrave higjeno-sanitar
|
|
Last Updated on Saturday, 15 November 2008 04:56 |