Sondazh

A mendoni se duhet miratuar Masterplani i Qendres se Korces?



Korca humbet statusin e qytetit të pastër

PDF Print E-mail
User Rating: / 9
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Friday, 11 July 2008 04:20

Korcë- Korca humbet statusin e qytetit të pastër, për tu renditur në qytetet e rrezikshme për jetën e banorëve të tij. Kështu qyteti dikur model i pastërisë dhe me një ajër tërësisht të pastër, tanimë nuk mund të cilësohet më i tillë, ndërsa korcarët kërcënohen nga sëmundje të rënda vdekjeprurëse. Fenomeni i ndotjes së ajrit është zhvendosur nga kryeqyteti i vendit Tirana që është në top listën e zezë të kësaj ndotje edhe në rajonin juglindor shqiptar.

Lajmi për ndotjen e madhe të ajrit në juglindje vjen për gazetën nga autoritetet e shëndetit public, të cilët kanë vënë alarmin për një nivel tepër të lartë të ndotjes, që është dyfishuar ndjeshëm në vitet e fundit. Niveli i lartë i ndotjes në ajër të shkaktuar nga pluhuri sipas specialistëve ka bërë të rritet sëmundshmëria në njerëz, ndërsa qyteti është kategorizuar dhe përfshirë në zonë e alarmit gjatë këtij viti. Pluhuri në nivele dy herë më të larta se normalja dhe grimcat e vogla që depërtojnë në mushkëri, sic tregojnë specialistët dhe inspektorët e shëndetit public, ka shtuar rastet e sëmundjeve të aparatit respirator në qytetin e Korcës. Më shumë të sëmurë të rinj me astma, probleme pulmonare etj., i janë shtuar listës së pacientëve të kësaj zone brenda një viti, ndërsa sipas të dhënave nga spitali rajonal, në muaj kurohen mesatarisht të paktën 70 persona. Mjekët thonë se ka raste më të shumta të përhapjes së kancerit në mushkëri që kanë qenë raste në rritje në dy vitet e fundit, por edhe të sëmundjeve të tjera që trajtohen në sanatorium. Njerëzit para pluhurit dhe grimcave të imta që depërtojnë në mushkëri, janë më të ekspozuar ndaj këtyre sëmundjeve, ndërsa sipas të dhënave të shëndetit public, edhe gjatë shëtitjeve që njerëzit kryejnë në rrugë me idenë se marrin ajër të pastër, nuk janë të mbrojtur, madje ndodh e kundërta. Kështu është shprehur një nga inspektorët e higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Public në Korcë, Jani Bukuroshi. Sipas specialistëve qyteti është në zonën e alarmit me pluhur nën 10 mikron dhe me norma më të larta të ndotjes së ajrit se normat europiane. Kjo do të thotë se banorët janë më të ekspozuar dhe të rrezikuar ndaj sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes dhe nga kanceri. Inspektoriati i Higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik që ka kryer edhe matjet mbi nivelin e ndotjes në ajër nga pluhuri e ka shënuar qytetin në tabelën e zonës së alarmit. Inspektori i higjenës Jani Bukuroshi thotë për gazetën se nuk mund të flitet më për një qytet me ajër të pastër pasi nga statistikat dhe matjet ka një përqëndrim të lartë në pluhurit në ajër. “Normat europiane që janë në 40 mikrogram për metër kub të përqëndrimit të pluhurit jo vetëm që janë tejkaluar dhe në vitet e fundit kanë qenë gjithnjë sipas një grafiku që kemi bërë pë matjet në rritje e sipër, por janë dyfishuar. Kështu nga matjet dhe përllogaritjet Korca rezulton ndër qytetet me ndotje të lartë të ajrit nga pluhuri, me nën 10 mikron pluhur, dhe më mbi 90 mikorgram për metër kub. Kjo regon se qyteti futet në nivelete larta të ndotjes pasi mbi 75 për qind e tij konsiderohet një ndotje në përmasa të mëdha. “ thotëi Bukuroshi. Sipas tij në qytet në shumë pjesë ku janë përqëndruar matjet pluhuri që shkaktojnë makinat gjatë lëvizjes në rrugë, ka zona që shkon në tre metra lartësi, ndërsa grimcat e vogla që thithen janë më të dëmshet për mushkëritë. Në këtë mënyrë banorët janë të rrezikuar nga kanceri. Nisur nga të dhënat që janë grumbulluar gjatë matjeve në terren në pesë vitet e fundit grafiku i ndotjes në ajër ka qenë në rritje duke tejkaluar normat. Arsyeja që ka cuar në një ndotje të tillë më shumë lidhet me faktin se pas punimeve që kryhen në rrugë, nuk merren maa për pastrimin e mbetjeve dhe si rrjedhojë akset rrugore kryesisht ato dytësore mbeten me pluhur dhe dhera nga ndërtimet. Nga lëvizja e mjeteve pluhuri që ngrihet është i madh dhe me pasoja të rënda për shëndetin dhe rrugët e frymëmarrjes dhe në shumë raste grimcat mbeten në mushkëri duke cuar deri në raste të kancerit. Përllogaritjet e specialistëve tregojnë se qyteti është dy herë më i ndotur sot se në vitin 2001, kur ka nisur një studim mbi ecurinë e ndotjes që e rendit Korcën në qytetin e tretë për nga niveli i lartë i papastëritisë së ajrit në vend. Kështu përvecse në një ajër të ndotur 70 mijë banorët e Korcës kërcënohen dhe nga sëmundje të rënda, kryesisht kanceri që gjatë këtyre viteve në sistemin respirator është rritur në mënyrë të frikshme në këtë qytet.

Albana Cakshiri