|
Written by Fatjon Hoxhalli
|
|
Wednesday, 04 February 2009 03:39 |
 KORCE-Fundviti i ftohtë në këtë prag festash ka gjetur “shërimin” e tij gati magjik në juglindje. Është pikërisht vajza më e bukur e qytetit të serenatave e cila rezatoi në skenën e teatrit “Andon Zako Cajupi”. “Mis Korça 2008” është spektakli më pikant dhe më i madhi i fundvitit në qytetin juglindor, i sjellë ndryshe dhe pas tre vjetësh shkëputje. E humbur tre vjet më parë kurora e Mis Korçës, mbrriti më e bukur se kurrë në këtë e veniment, për të vezulluar në kokën e 17 vjeçares Lorela Tuke. Spektakli i bukurisë për të arritur në finalizmin e tij pati një rrugë megjithëse të shkurtër prej afro një muaji tepër të vështirë. Stafi realizues i tij u përball me tabutë tradicionale të mbylljes së bukurisë prapa dyerve dhe kangjellave korçare pse jo, por edhe të ndonjë shkolle të qytetit nga drejtuesit e saj. Pas përzgjedhjes së 35 bukurosheve arritën në finale 15 prej tyre, duke u shfaqur më të bukura se kurrë në natën finale të spektaklit. E veçanta e “Mis Korça 2008” ishte drejtimi i shkëlqyer i gazetares Albana Çakshiri e cila u shfaq ndryshe. Megjithëse për herë të parë në skenë Çakshiri u prezantua si një drejtuese profesioniste jashtë gjithë steriotipeve dhe imazheve që po mërzitin spektatorin. Ne fund pas shumejuria vendosi të shpallë fituese Mis Korça 2008 gjimanzisten Lorela Tuke, shoqëruese e parë e saj u shpall Ertemjona Mejdani, ndërsa vend i shoqërueses së dytë i takoi Helana Sarollit.
|