Korce, Baby gang

PDF Print E-mail
User Rating: / 4
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Thursday, 04 December 2008 02:10
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes të të dielës ku i vetëm 12 vjeçari ka hyrë në banesën të cilën e kishte piketuar që më parë, ndonëse dyshohet që ai nuk vepronte i vetëm. Por ndërsa ka rrëmbyer shumën e lekëve kanë qenë njerëzit e shtëpisë të cilët kanë qenë duke hyrë në të, kanë kapur minorenin dhe kane njoftuar menjëherë dhe policinë. Kjo e fundit ka mberritur menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa ka kryer veprimet, teksa 12 vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës nën akuzën e “vjedhjes”. Dyshohet që minoreni të ketë vepruar në bashkëpunim dhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë të tij, ndërsa janë duke u kryer hetime të mëtejshme për ngjarjen. Vetëm dy ditë më parë policia e Korçës në një operacion të sajin ka prangosur plot 6 të rinj minorenë që grabisnin shkollat 9 vjeçare të qytetit, duke marre vetëm kompjuterat e tyre. Sipas policisë minorenët dhe në mënyrë të veçantë adoleshentët janë duke u përfshirë çdo ditë e më tepër në krime të ndryshme kryesisht vjedhje, ndërkohë që policia ka arritur të zbulojë gati në të gjitha rastet autorësinë e tyre, duke i prangosur ata.