Korce-Pogradec, rruga qe lidh qytetet, e shkaterruar

PDF Print E-mail
User Rating: / 10
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Friday, 09 January 2009 18:44
Nje nga rruget me qarkullim me te madh por me kushte shume te keqija eshte segmenti Korce-Pogradec.

 

Prej nje viti po punohet per rikonstruksionin e saj dhe sipas afateve te percaktuara ne tender punimet duhet te kishin perfunduar ne dhjetor te vitit qe kaloi, por kjo duket ende shume larg.

 

Vetem kilometrat e para jane te asfaltuara, ndersa pjesa tjeter eshte plot gropa dhe ende e pashtruar. 

Ne rruge nuk ka mjete ne pune, edhe per shkak te motit. Nje tabele ne ane te rruges se Grabovices i tregon udhetareve se punimet duhet te kishin perfunduar ne muajin dhjetor dhe rruga do te ishte gati brenda nje viti. Por as shtresa e pare nuk eshte hedhur ne te gjithe gjatesine e kesaj rruge. 

Rruga pershkohet nga mijera automjete ne dite, por vec humbjes se kohes per shkak te veshtiresive te kalimit, ky segment jo vetem qe con dem karburant, por edhe demton makinat.