Korcë, Kisha nuk lejon ndërtimin e shkollës

PDF Print E-mail
User Rating: / 5
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Tuesday, 11 November 2008 03:00

KONFLIKTI
Nisja e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare "Sevasti Qirjazi", që ka nisur në muajin shtator 2007, përfshinte dhe një shtesë për ndërtimin e një palestre në pjesën e saj. Por kjo tokë u pretendua nga kisha ortodokse në këtë qytet. Gjatë kësaj periudhe, klerikë të Mitropolisë së Shenjtë në Korçë kanë pretenduar se kanë gjetur eshtrat e mitropolitëve të varrosur në themelet ku ngrihej palestra, ndërkohë që kanë demonstruar dhe disa eshtra. Kisha ortodokse në Korçë pretendon për rreth 300 m2 truall, pikërisht në oborrin e palestrës së re, ndërsa më pas, çuditërisht ka shfaqur për herë të parë një tjetër version, atë të ekzistencës së themeleve të një kishe të hershme të shekullit të XIV. Nga 10 dhjetori 2007 nisën përplasjet dhe takimet e klerikëve me drejtues të bashkisë. Për të shmangur konfliktin, bashkia u tërhoq duke miratuar në KRRT ndryshim projekti (ndërtimin e palestrës me dy kate), duke rrudhur sipërfaqen e ndërtimit dhe duke u lënë klerikëve 300 metrat e pretenduara. Por dhe kështu, konflikti vazhdon e punimet që duhet të kishin përfunduar në shtator të vitit 2008, janë të bllokuara. Flitet se Mitropolia kërkon akoma hapësirë, por që kundërshtohet nga bashkia.
PASOJAT
Pasojat e konfliktit i vuajnë 800 nxënësit dhe mësuesit e tyre. Burime nga bashkia thonë se i kanë kërkuar firmës të punojë për rikonstruksionin e shkollës, e të mos punojë në palestër. Por bashkia është e paqartë në këtë urdhër, ndonëse ka miratuar një projekt të dytë, duke plotësuar pretendimin e parë të klerikëve. Nuk dihet pse nuk lejohet të punohet në palestër, kur i është lënë tashmë sipërfaqja që pretendohet, kishës!

Last Updated on Tuesday, 11 November 2008 21:33