Gjyqtari paditet per Mitmarrje.

PDF Print E-mail
User Rating: / 9
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Monday, 15 October 2007 09:12
Ilia Bicolli. Ai deklaron se motra e tij e kishte paditur gjyqtarin në prokurori pasi ai i kishte kërkuar para për një çështje gjyqësore. Pas kësaj padie, ndaj 48-vjeçares ka pasur kërcënime dhe presione të vazhdueshme dhe situata mes palëve është tensionuar më pas nga refuzimi i kërkesës për dëshminë e trashëgimisë.Kjo ka bërë që të afërmit të flasin dhe të tregojnë se në fakt 48-vjeçarja kishte depozituar më parë një padi, e cila është bërë edhe shkak për ndezjen e mëtejshme të mosmarrëveshjeve mes saj dhe familjes së gjyqtarit. Siç pohon vëllai, Ilia Bicolli, të afërmit e Shpresës kanë marrë shpesh telefonata nga gruaja e gjyqtarit, e cila sipas tyre ju ka bërë presion për tërheqjen e padisë. "Na ka thënë në telefon t‘i kërkojmë motrës të tërheqë padinë, sepse në rast të kundërt do të vepronte me të gjitha format", thotë vëllai,ku në shenjë hakmarrjeje gjyqtari i ka rrëzuar edhe kërkesën për të rishqyrtuar në gjykatë dëshminë e trashëgimisë.

Pergatiti Egli Malesia
Last Updated on Tuesday, 16 October 2007 05:52