Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korcë

PDF Print E-mail
User Rating: / 10
PoorBest 
Written by egli   
Wednesday, 03 September 2008 21:11

Sipas drejtorit të këtij muzeu Lorenc Glozheni Muzeu i Aritit Mesjetar numëron në arkivin e tij plot 8 mijë objekte ku rreth 6 mijë prej tyre janë ikona, ndërsa pjesa tjetër janë objekte druri, guri, metali, tekstil etj,. Ikonat më të hershme datojnë nga shekulli XIII-XIV, ndërsa të ekspozuara në sallën e vetme të këtij muzeu gjenden rreth 250 objekte. Por pavarsisht se pjesam më e madhe e tyre qëndrojnë të mbyllura janë nën kujdesin e restauratorëve, por ato nuk pluhrosen nga harresa dhe mungesa e vitrinave, pasi janë ekspozuar me mjaft madhështi në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare si në Greqi, Gjermani etj,. Ndërsa mungesa e ambienteve mbetet problemi kryesor në këtë muze, ndër më të vizitueshmit edhe gjatë kësaj stine vere, duket se prej disa muajsh në Korcë kanë nsiur punimet për ngritjen e një muzeu të mirëfilltë me fondet e qeverisë greke i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, por që gjithsesi për drejtuesit e muzeut në Korcë koha nuk pret dhe duhet sa më parë të ekspozohen këto vlera që ruhen me kujdes në fondin e artë të tij.

Last Updated on Sunday, 28 September 2008 00:30