Peticion ne mbeshtetje te Masterplanit. |
|
|
|
| Written by Fatjon Hoxhalli | |||
| Thursday, 11 November 2010 00:30 | |||
![]() Ky peticion eshte hartuar nga nje grup studentesh korcare qe jetojne jashte nen mbeshtetjen e KorcaJone.net.
Shume here ne jete ajo qe nuk bejme peshon me teper se ajo qe bejme. Pikerisht, indiferenca dhe mungesa e reagimit nga ana e brezit tone eshte edhe nje nga kompromiset me te gabuara qe kemi bere me kete realitet.
Qytetaret te bombarduar nga slogan-et politike, dhe deklaratat pa fund, ndjehen te zhveshur nga mendimet dhe vizioni per kete qytet. Struken ne guacken e interesit te ngushte personal dhe nuk duan tja dine cfare ndodh me tej. Korca eshte padyshim qyteti me historine me te pasur dhe me arkitekturen nga me te bukurat ne Shqiperi, megjithate njerezit largohen prej saj. Ne 20 vite tranzicion qyteti ka kaluar nga 85 000 banore ne gati 60 000 banore. Sidomos te rinjte me “pretekstin” per te vazhduar studimet e larta largohen dhe me tej,shpesh here nuk e mendojne fare rikthimin. Nderkohe qe qyteti ka shume nevoje per ta. Pergjigjia e degjuar me shpesh eshte shprehja se :"ketu ne Korce nuk jetohet." Eshte e logjikshme, ketu dcka nuk shkon. Eshte e vertete qe bagazhi arkitektonik i trasheguar nga e kaluara eshte i mrekullueshem dhe duhet kuruar ne cdo detaj, por duhet te dime se arkitektura eshte narracioni i shoqerise dhe ne ditet e sotme, ne shek XXI kjo tregon nje shoqeri statike, konservatore, e zhytur ne vetkenaqesine e tejkaluar dhe mbase dhe ne autoiluzion. Qendra, fytyra e ketij qyteti , me dy sheshet, qe teorikisht duhet te jete nder terheqjet me te medha.behet thjesht teater i ndonje makine dasme. Ndersa Biblioteka ,ashtu si edhe pallati i kultures, e humbasin rendesine e tyre duke u ngaterruar me ndonje “lokal” apo dyqan. Gjithcka mund te thuash, por jo qe kemi nje qender polifunksionale ne sherbim te komunitetit. U duk se njefare perparimi po behej me projektin e qendres, nje nga nismat me vizionare te ndermara ndonjehere ne Korce, por ka muaj qe ky projekt po zvarritet dhe po behet thjesht objekt debatesh te ulta dhe lufte protagonizmi. Keto debate kaluan nga grotesku deri tek kufijte e absurdit dhe fatkeqesisht ,ashtu si ndodh shpesh ne Shqiperi, askush nuk pranoi te kalonte horizontin e ngushte te paragjykimeve te tij. Ka muaj qe palet i hedhin akuza njeri-tjetrit dhe bejne fajtor njeri-tjetrin per ceshtje te ndryshme dhe fajtor per deshtimin e vendimeve nuk ka mirepo sic e thote nje shprehje popullore amerikane: "Duhen dy vete per te vallzuar tango". Dhe kjo tango qe po shfaqet ne skene eshte e perbere me teper nga shkelje kembesh se nga bashkepunim. Qe jemi duke asistuar ne nje beteje politike kjo ska dyshim, por ska dyshim edhe fakti qe para interesit te qytetit jane vene urdherat partiake dhe interesat e dikujt tjeter. Ky projekt eshte kaq madheshtor per kete qytet sa duhet qe te perballohet me mendje te hapur diskutimi i tij dhe jo me fanatizem partiak. Bota duket me e bukur nese e sheh me 3 dimensione. I gjithe debati eshte perqendruar ne interesa partiate dhe te biznesit qe preket nga ky plan, mos harroni JEMI EDHE NE! Dimensioni i trete i ketij debati, qytetaret e Korces dhe “instrumenti” me i mire per te bere kete hap drejt ketij dimensioni jemi ne studentet dhe te rinjte e Korces qe duam nje qytet ndryshe, nje qytet me dinamik. Ashtu si cdo brez le shenjen e tij ne kete qytet ne besojme se kjo do te jete shenja jone ne Korce dhe ai bulevard “Shen Gjergji” qe dikur ndante Korcen ne dy pjese, me kete projekt bashkon ne menyre simbolike dhe simetrike cdo korcar ne nje qender te vetme europiane. Ne nuk duam justifikime, duam pergjegjshmeri, duam te shohim Korcen qe i pergjigjet kerkesave dhe mentalitetit te brezit qe po e jeton dhe do e jetoje. Nqs je dakord na dergo feedback duke klikuar ketu ose duke na shkruar ne
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
|
|||
| Last Updated on Saturday, 20 November 2010 00:23 |




