Përdhunoi te mituren,pranga 46 vjecarit

PDF Print E-mail
User Rating: / 5
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Saturday, 26 April 2008 15:59

Një 46-vjeçar është arrestuar dje në Korçë pasi kishte përdhunuar një të mitur. Burime policore pohuan arrestimin e Enver Memetali, banor i Korçës. Arrestimi i 46-vjeçarit ka ardhur pas kallëzimit në polici të prindërve të 14-vjeçares S.N., e cila ishte përdhunuar dhe më pas kërcënuar nga Memetali për të mos treguar. Sipas dëshmive të vajzës, ajo ishte dhunuar gjatë vitit të kaluar, në qershor dhe në dhjetor të vitit 2007, kur e mitura ishte 13 vjeçe. I arrestuari, duke përfituar edhe nga miqësia me familjen e vajzës e kishte mashtruar për ta tërhequr në banesën e tij, ku edhe ka abuzuar seksualisht me të. Më pas ai e ka kërcënuar

 se do t’i vriste prindërit dhe do t’i digjte shtëpinë nëse tregonte se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Por, frika për një përsëritje të tretë të ngjarjes ka bërë që 14-vjeçarja të rrëfehet tek prindërit e saj, të cilët dje bënë kallëzimin penal për Memetalin.



Pergatiti Egli Malesija