"Java e Krishtlindjeve ne Korce,dhurate artistike me 3 ekspozita" |
|
|
|
| Written by Fatjon Hoxhalli | |||
| Thursday, 23 December 2010 05:01 | |||
Java e Krishtlindjeve ne qytetin e Korces,ka sjelle nje dhurate artistike per dashamiresit e piktures. Tre ekspozita do te vijojne te jene hapur deri ne fundjave,duke mirepritur vemendjen e kujdesshme te qytetareve korcare,por jo vetem. Fundviti ne Korce,ne juglindje te Shqiperise,mbledh me qindra vizitore,kjo edhe per shkak te konceptimit te festave te fundvitit dhe menyres te organizimit te tyre.Paditeve te dimrit korcar i jane shtuar pamjet e pazakonta te pikturave me impresione nga Spanja te Maks Velos, ngjyrat e pikturave te konkursit kombetar “Vangjush Mio” dhe pikturat e te riut Arjol Pepi,i cili eshte prezantuar me nje ekspozite vetjake. MAKS VELO DHE SPANJA Piktori Maks Velo i eshte rikthyer qytetit te lindjes,Korces,me nje ekspozite te vecante,me impresione nga Spanja. 31 punimet e Velos jane ekspozuar ne ambjentet e Mesonjetores se Pare Shqipe. Ne piktura spikat natyra mahnitese e qyteteve si Madridi,Barcelona,Andaluzia,Granada dhe Malaga,vendlindja e Pikasos. Ne ekspozite nuk kane munguar as nudot frymezuese dhe atraksionet,te punuara ne tekniken e vajit,akuarelit dhe grafikes.Maks Velo ka trajtuar me shume realizem dhe impresion ndeshjet e toreadoreve me demat. Vete piktori Velo,ne hapje te ekspozites,tha se ne Spanje gjeti pasionin dhe meditimin,te cilat i ka sjelle me mjeshteri,duke nderthurur ne pikture traditen me modernitetin. Ajo qe le mbresa ne ekspoziten “Espana” te Maks Velos,eshte pika e takimit mes Korces dhe qyteteve spanjolle. KONKURSI KOMBETAR “MIO” Qendra kulturore “Vangjush Mio” ne Korce, organizoi ne Galerine e Arteve “Guri Madhi” dhenien e cmimeve per konkursin kombetar te Arteve te Bukura, e titulluar Cmimi “Mio”,per nder te mjeshtrit te peizazhit Vangjush Mio. Pjesemarres ne kete aktivitet te fundvitit,ishin piktore e skulptore nga Korca e qytete te tjera te vendit. Cmimin e pare te ketij aktiviteti e fitoi skulptori Vladimir Topi,me nje punim ne dru te titulluar “Nudo”. Cmimin e dyte e fitoi piktorja Ledia Kostandini nga Pogradeci dhe po me cmimin e dyte u nderua piktori korcar Koco Ristani.Cmimi i trete u fitua nga piktori Arif Rrushi, nga Tirana.Ne kete ekspozite organizatoret dhane “Cmimin e Nderit” per artistin Llazi Serbo,pas vdekjes. Miqte e artistit ekspozuan nje punim te Serbos ne balte. Vec pikturave e skulpturave,ne konkursin “Mio” u prezantuan edhe disa fotografe me fotografite e tyre,me tematike natyren dhe qytetin e Korces. ARJOL PEPI,EKSPOZITA E PARE VETJAKE Prej dy vjetesh ka mbaruar studimet per pikture dhe kete fundvit ka realizuar endrren me te madhe te cdo piktori,ate te hapjes se nje ekspozite vetjake. Arjol Pepi, eshte prezantuar me punime te 6 viteve te fundit,me tematike,natyren e qete,peizazhin por edhe surrealizmin. Nderrthurja e punimeve i ka dhene dinamike ekspozites,e cila vijon te jete e hapur ne Qendren e Kultures “Vangjush Mio”. Piktore,dashamires arti e miq,kane shprehur impresione pozitive per punimet e Pepit,nje piktor qe premton shume per te ardhmen dhe qe ka vendosur te punoje ne studion ne Korce,ne qytetin e lindjes,me shpresen se arti do te meritoje shpejt vleren e tij te vertete. Nastila Mano
|




Java e Krishtlindjeve ne qytetin e Korces,ka sjelle nje dhurate artistike per dashamiresit e piktures. Tre ekspozita do te vijojne te jene hapur deri ne fundjave,duke mirepritur vemendjen e kujdesshme te qytetareve korcare,por jo vetem. Fundviti ne Korce,ne juglindje te Shqiperise,mbledh me qindra vizitore,kjo edhe per shkak te konceptimit te festave te fundvitit dhe menyres te organizimit te tyre.