|
Parku më i madh në Korçë, i njohur nga të gjithë si Parku Rinia do të pajiset sërish me vepra arti, si dikur. Delarata është bërë dje nga kreu i bashkisë, Niko Peleshi, i cili njoftoi se brenda këtyre ditëve do të zhvillohet një simpozium ndërkombëtar, “Skulptura park 2008”. Sipas Peleshit, ky aktivitet synon që të pajisë më vepra arti një nga parqet më të mëdha të Korçës. Simpoziumi është organizuar nga bashkia e qytetit, e cila do të marrë përsipër gjithë faturën financiare të veprave të artit. “Në këtë simpozium ndërkombëtar do të marrin pjesë 8 skulptorë,
të cilët do të paraqiten me punimet përkatëse dhe pas përfundimit të tyre, juria do të përzgjedhë veprat fituese që do të vendosen brenda parkut”- tha Peleshi, dje gjatë një konference për shtyp. Ai ka theksuar se me këtë ndërmarrje, synohet t’i rikthehen Korçës shumë prej veprave të artit të vjedhura gjatë tranzicionit. Financimi i këtyre veprave do të merret përsipër nga bashkia e Korçës, e cila do të akomodojë edhe skulptorët pjesëmarrës, vendas e të huaj, në këtë garë. “Veprat do të jenë kryesisht vepra me format modernist dhe realist”- tha Peleshi, duke shtuar se për këtë do të kujdeset një juri e posaçme, me njerëzit më të njohur të kësaj fushe. Për fituesin e veprës më të mirë do të jepet edhe një çmim prej 1 mijë eurosh.Parku më i madh në Korçë, i njohur nga të gjithë si Parku Rinia do të pajiset sërish me vepra arti, si dikur. Delarata është bërë dje nga kreu i bashkisë, Niko Peleshi, i cili njoftoi se brenda këtyre ditëve do të zhvillohet një simpozium ndërkombëtar, “Skulptura park 2008”. Sipas Peleshit, ky aktivitet synon që të pajisë më vepra arti një nga parqet më të mëdha të Korçës. Simpoziumi është organizuar nga bashkia e qytetit, e cila do të marrë përsipër gjithë faturën financiare të veprave të artit. “Në këtë simpozium ndërkombëtar do të marrin pjesë 8 skulptorë, të cilët do të paraqiten me punimet përkatëse dhe pas përfundimit të tyre, juria do të përzgjedhë veprat fituese që do të vendosen brenda parkut”- tha Peleshi, dje gjatë një konference për shtyp. Ai ka theksuar se me këtë ndërmarrje, synohet t’i rikthehen Korçës shumë prej veprave të artit të vjedhura gjatë tranzicionit. Financimi i këtyre veprave do të merret përsipër nga bashkia e Korçës, e cila do të akomodojë edhe skulptorët pjesëmarrës, vendas e të huaj, në këtë garë. “Veprat do të jenë kryesisht vepra me format modernist dhe realist”- tha Peleshi, duke shtuar se për këtë do të kujdeset një juri e posaçme, me njerëzit më të njohur të kësaj fushe. Për fituesin e veprës më të mirë do të jepet edhe një çmim prej 1 mijë eurosh
|