Spektakli Rinor 2008

PDF Print E-mail
User Rating: / 12
PoorBest 
Written by Vasjan Golka   
Tuesday, 22 April 2008 00:29

Eshte krijuar tradite tashme ne qytetin tone, java e Spektaklit Rinor.
Te gjitha shkollat e mesme te Korces konkurojne ndermjet tyre pergjate nje jave, duke shpalosur talentet e reja.
Konkurohet ne zhanret e kercimit, kenges, aktrimit dhe gjithashtu edhe ne sfilata mode.
Spektakli, eshte mundesuar nen kujdesjen e Drejtorise


Arsimore, Bashkise Korce, Teatrit, artisteve te mirenjohur korcare dhe sigurisht artisteve te rinj te shkollave te mesme. Ciftet e 7 shkollave kane dhene shfaqje artistike disa dite me rradhe ne Teatrin "Andon Zako Cajupi".
Me nje nivel te kenaqshem, mes ovacioneve te publikut rinor, kjo jave i ka dhene nje ritem te ri jetes se Korces.
Ajo qe mund te thuhet me plot bindje, eshte se te gjitha shkollat jane perfaqesuar denjesisht dhe se juria e perzgjedhur, e pati te veshtire te
dilte ne nje vendim te shpejte per fituesin e kesaj "gare".
Mbremjen e 20 prillit ne sallen e teatrit "Andon Zako Cajupi" u zhvillua edhe nata finale e konkurimit me pjeset me te bukura nga te gjitha shkollat pjesmarrese.
Per 4 ore spektakel, publiku ka duartrokitur artistet e rinj dhe te ftuarit e kesaj mbremje Samantha Karavella, Klajdi Musabelli, Mateus Frroku etj.
Ne fund eshte bere edhe ndarja e cmimeve te talenteve te reja nga Drejtori i Drejtorise Arsimore Korce z.Andrea Mano dhe shpallja e shkolles fituese dhe dorezimi i kupes nga
kryetari i Bashkise Z.Niko Peleshi.
Fituese eshte shpallur shkolla e mesme e gjuheve te huaja "Faik Konica".