Zjarr në një pallat, 1 i vdekur, disa të plagosur.

PDF Print E-mail
User Rating: / 2
PoorBest 
Written by Fatjon Hoxhalli   
Monday, 23 June 2008 17:09

Sipas të dhënave të para flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi gatimi në një nga apartamentet në katin e tretë të këtij pallati, ku banonin 18 familje. Një ambulancë e cila ndodhet në vendngjarje ka shoqëruar të plagosurit në spitalin e Korcës. Policia ka mundur të evakuojë të gjithë banorët që ndodheshin në ato momente në shtëpi, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit i cili rrezikon dhe pallate të tjera pranë. Në ndihmë të zjarrfikësve nga Korca për të shuar zjarrin kanë ardhur dhe zjarrfikës nga Erseka, Pogradeci dhe Devolli. Ndërkohë që është ngritur dhe një shtab emergjence.

Last Updated on Monday, 23 June 2008 17:12